LAJMI I FUNDIT:

Hungaria planifikon “tatimin në kravatë”

Hungaria planifikon “tatimin në kravatë”

Ministrja hungareze e kulturës ka zbuluar planet për një lloj tatimi në kravatë.

"Kravatat dhe fjongot janë të krijuara nga disenjatorët, të cilët janë artistë, prandaj disa nga përfitimet e tyre duhet të mbështesin artin dhe kulturën në Hungari", ka thënë politikania Marta Schneider.

"Dizajni i mirë mbi të gjitha është shenjë e kulturës, prandaj është e drejtë që Ministria e Kulturës të përfitojë nga kjo”, ka shtuar ajo.

"Njerëzit sot janë më të etur të blejnë një kravatë Cavalli sesa që ata ishin para një shekulli për të blerë një libër të Dikensit", ka përfunduar ajo.


Schneider dëshiron që të instalojë një tatim prej 0.8% në të gjitha shitjet.