Shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë dhe problemi për të gjetur një punë të qëndrueshme, ka bërë që shumë qytetarë të aftë dhe të gatshëm për punë, të mos kërkojnë fare punë.
Sipas rezultateve të anketës të Fuqisë Punëtore për vitin 2014, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, nga popullata joaktive prej mbi 702 mijë persona, rreth 130 mijë apo mbi 10 për qind e popullsisë në moshë pune, nuk kërkojnë fare punë.
Këta persona, sipas ekspertëve të ekonomisë dhe sociologëve janë dekurajuar nga situata aktuale dhe kanë humbur shpresat për një vend të qëndrueshëm të punës.
Agron Demi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Studime të Avancuara GAP, ka thënë se punëkërkuesit kanë humbur shpresën për sigurimin e një vendi pune, nga regjistrimi në qendrat komunale të punësimit. “E kanë humbur shpresën se duke u regjistruar se në këto qendra mund të punësohen. Në momentin që një i anketuar nuk mund të dëshmojë se në çfarë forme ka kërkuar punë në muajit e fundit, automatikisht konsiderohet si qytetar aktiv, por jo i interesuar për punë, dhe nuk llogaritet në shifrën e të papunëve”. thekson Demi.
Sociologia Linda Gusia, ndërkaq e konsideron si perceptim pesimist, por edhe real, të qytetarëve të cilët nuk kërkojnë punë. Sipas saj, ata janë zhgënjyer nga të priturit dhe të kërkuarit të një vendi pune. “Mendoj se një numër shumë i vogël i qytetarëve mund të sigurojnë një vend pune, kurse ata 10 për qind që nuk paraqiten, nuk dëshirojnë që të shkojnë dhe të presin në radhë në zyrat e punësimit, pa pasur ndonjë shpresë”.
Ndryshe, sipas rezultateve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluarështë rriturnë 35,3 për qind shkalla e papunësisë, nga 30 për qind sa ishte në vitin 2013.
Por, gjatë kësaj periudhe, sipas rezultateve të anketës është rritur papunësia edhe tek të rinjtë (15- 24 vjeç) nga 55 për qind sa ka qenë në 61 për qind, gjithashtu ka pasur rritje edhe të papunësisë afatgjate.
Agron Demi, thekson se vetëm për një vit në tregun e punës janë shtuar rreth 70 mijë njerëz të rinj të cilët janë të aftë për punë, kurse në të njëjtën kohë, kanë humbur rreth 15 mijë vende pune, apo siç thotë ai, brenda një viti papunësia është rritur për 35 mijë njerëz.
“Kjo është një e dhënë shqetësuese sepse Qeveria e Kosovës ka përqendruar përpjekjet për të rritur punësimin në sektorin publik. Vetëm në shtatë vitet e fundit numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur për 9 mijë persona shtesë, dhe kjo ka dëmtuar sektorin privat qoftë duke marrë prej këtij sektori, apo duke rënduar me taksa për të rritur pagat në sektorin publik dhe kjo është një politikë e gabuar që po vërehet në sektorin privat”, tha Demi.
Sipas rezultateve të anketës së ASK-së, shkalla e papunësisë paraqitet më e lartë tek personat me arsimim të ulët.
Ndërkaq sa i përket punësimit, sipas raportit, nga e gjithë popullsia në moshë pune, 26.9 për qind janë të punësuar. Shkalla e punësimit është më e lartë për meshkujt me 41 për qind krahasuar me femrat me 12.5 për qind. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Haradinaj: Bashkëpunojmë me të gjithë, edhe me Listën Serbe, por për Kurtin kryeministër nuk bëjmë koalicion
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll
Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit
Historia e errët e vëllezërve Menendez - çfarë dihet për rastin që po bën bujë në internet pas serialit të Netflix?
Man United ka vendimin për të ardhmen e Ten Hag
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington