LAJMI I FUNDIT:

Hulumtim, cilët figura politike ndiqen më së shumti në Facebook?

Hulumtim, cilët figura politike ndiqen më së shumti në Facebook?

Një grup prej pesë studentësh të shkencave komputerike universiteteve të ndryshme nga vendi dhe jashtë, kanë përgatitur një hulumtim, qëllimi i të cilit është të mësohet se cilët politikanë shqiptarë në Maqedoni, klikohen dhe ndiqen më së shumti në rrjetet sociale. Ky hulumtim do të përdoret për notimin e tyre nga profesorët në fakultetet ku ata studijojnë.

Sipas hulumtimit të tyre, dërguar Telegrafit Maqedoni, i pari që ka përdorur rjetet sociale, respektivisht Facebook-un, si pjesë e komunikimit politik, është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pastaj ai i PDSH-së, Menduh Thaçi. Pas tyre vijnë Kim Mehmeti nga Këshilli Opozitar, e tjerët me radhë.

Hulumtimi tregon se faqja e Ali Ahmetit dhe ajo e Rufi Osmanit, kanë qenë më të klikuarat, por janë në rënie e sipër, ndërkaq rritje të klikimeve kanë patur faqja e Menduh Thaçit dhe ajo e Kim Mehmetit. Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se Facebook është shdnërruar në një strategji kryesore për promovimin e qëndrimeve dhe aktiviteteve partiake, duke u përdorur si platformë për zhvillimin e konferencave, si mediume për të shprehur mendimet e tyre, apo për të nxjerrë detaje për aktivitetet e tyre.


Më posht keni të dhënat se cilët funksionarë partiak ndiqen më së shumti në Facebook.

Në BDI: Kryetari Ali Ahmeti, Teuta Arifi, Nevzat Bejta, Ermira Mehmeti dhe Bujar Osmani.
Në PDSH: Kryetari Menduh Thaçi, Azem Sadiki, Orhan Ibrahimi, Imer Aliu dhe Bekim Fazliu.
Në RDK: Vesel Mehmeti, Binas Pajaziti, Artan Dika, Fadil Zeneli.
Lëvizja BESA: Zeqirija Ibrahimi, pas këtij radhitet kryetari Bilall Kasami, Adnan Azizi dhe Afrim Gashi,.
Lëvizja LR-PDSH: Kryetari Ziadin Sela, Arben Taravari dhe Garip Kaba.
Partia UNITETI: Zulfi Adili, Muhamed Ismaili.

”Facebooku është kthyer për shumëkënd në një pjesë të pandashme të aktivitetit të përditshëm politik, duke lundruar përmes aparatit celular, apo kompjuterit, në punë ose në shtëpi”, thuhet në fund të hulumtimit./Telegrafi/