LAJMI I FUNDIT:

Huazoni shokun për tetë euro në orë

Huazoni shokun për tetë euro në orë

Scott Rosenbaum (30 vjeç) ka lansuar faqen e internetit nëpërmjet së cilës është e mundur të huazoni një shok për tetë euro për një orë.

Rosenbaum në bazën e të dhënave në faqen e internetit rentafriend ka 218.000 burra dhe gra të cilët anëtarët e kësaj faqe mund t’i huazojnë për të shkuar në kinema, restorant ose si cicëron për t’ua treguar qytetin.

Faqja amerikane tashmë ka rreth 2.000 anëtarë dhe secili prej tyre paguan për çdo muaj 19 euro.

Shërbimet e faqes nuk janë të kufizuara vetëm për të shkuar në kinema, për një kafe ose darkë. Me shokun e huazuar mund të mësoni se si funksionon familja, mund të shkoni për shembull në snowboard ose thjeshtë të shoqëroheni. /Telegrafi/