LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Ekrem Avdiu: Nuk është etike që hoxhallarët të politizohen

Hoxhë Ekrem Avdiu: Nuk është etike që hoxhallarët të politizohen

Hoxha nga Mitrovica, Ekrem Avdiu, ka folur për situatën politike në vend dhe pozitën e hoxhallarëve në këtë mes.

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, hoxhë Ekremi thotë se zhvillimet politike pas rënies se qeverisë kanë ngjallur frikë mos po sjellin zhvillime tjera më të pakëndshme se ato që kanë ndodhur.

Ai thotë se është i zhgënjyer nga klasa politike pasi fërkimet e partive po ndikojnë në polarizimin e shoqërisë.


“Njerëzit po armiqësohen si pasojë e përplasjeve që politikanët bëjnë në mes veti”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur se a lejohet që hoxhallarët të bëjnë parashikime se cila parti do të fitojë në Kosovë, Avdiu ka thënë se një gjë e tillë nuk është e pëlqyeshme.

Hoxhë Ekrem Avdiu: Falja e Bajramit veprim ceremonial, falja e namazit të Sabahut shumë më e vlefshme
Lexo po ashtu Hoxhë Ekrem Avdiu: Falja e Bajramit veprim ceremonial, falja e namazit të Sabahut shumë më e vlefshme

“Hoxhallarët janë pjesë e kësaj shoqërie dhe kanë drejtë të kenë mendim politik. Kanë drejtë madje edhe të anojnë politikisht. Mirëpo etika e hoxhës pasi atë e dëgjojnë shumë njerëz nuk e pëlqen një gjë të tillë. Po shprehem më butë për të mos thënë etika nuk e lejon që hoxha të jetë shumë i politizuar”.

Shefqet Krasniqi parashikon një tjetër fitore të Vetëvendosjes
Lexo po ashtu Shefqet Krasniqi parashikon një tjetër fitore të Vetëvendosjes

Ditë më parë në “Debat Plus” hoxhë Shefqet Krasniqi kishte deklaruar se “Vetëvendosje do të fitojë përsëri në zgjedhje nëse partitë tjera i gënjejnë përsëri elektoratin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori