Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në kontinentin e Azisë ku sot ka vizituar Malajzinë, e para vizitë e këtij lloji që pas njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Dato’ Sri Anifah Aman me të cilin kanë biseduar se si të lëvizet nga raportet e shkëlqyera politike në ato ekonomike mes dy vendeve, pasi ka shumë potencial investues.
Sipas Hoxhajt, bashkëpunimi ekonomik është me interes reciprok për të dyja vendet.
“Në takimin që kisha me ministrin e Jashtëm të Malajzisë biseduam për çështje të interesit reciprok të vendeve tona. Mund të them se Kosova gëzon një mbështetje të mirëfilltë në këtë vend, i cili ka një peshë të veçantë në Azinë Juglindore, qoftë në planin politik, apo atë ekonomik. Ndërsa, në takimet që kisha po ashtu me oda të ndryshme ekonomike ka një interes të shtuar për një bashkëpunim më të madh ekonomik me Kosovën”, ka deklaruar Hoxhaj, thuhet në njoftimin për media.
Nga ana e tij, ministri i Malajzisë Dato’ Sri Anifah Aman e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e Hoxhajt duke shprehur gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.
“Jemi shumë të interesuar për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën. Ka mjaft fusha në të cilat do të mund të kishim bashkëpunim, veçanërisht në aspektin bilateral, atë të investimeve, dhe tregtisë. Mendoj që mundësitë janë të mëdha dhe jam i sigurt që sapo të vendosen Këshillet e Bizneseve mundësitë do të rriten dhe do të shfrytëzohen për të bashkëpunuar ngushtë me Kosovën dhe vende të tjera të botës”, ka thënë ministri i Jashtëm i Malajzisë.
Më pas, ministri Hoxhaj ka takuar udhëheqësit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë të Malajzisë ku është diskutuar ideja e organizimit të një Forumi të përbashkët ekonomik në Malajzi gjatë këtij viti.
Përfaqësuesit e biznesit në këtë shtet kanë shprehur interesim të veçantë për të investuar në Kosovë veçmas në fushën e turizmit, bankave dhe ndërtimit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet