LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni nuk mund ta ndalë askush

Hoxhaj takon Xhaferin: Zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni nuk mund ta ndalë askush

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me agjendën e tij të takimeve në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni, ku është pritur edhe nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi.

Hoxhaj dhe Xhaferi kanë folur për nevojën e bashkëpunimit edhe më të madh mes Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe miratimin në parlament të ligjit për gjuhën shqipe atje.

Hoxhaj e ka përgëzuar kryeparlamentarin Xhaferi, dhe parlamentin e Maqedonisë për këtë të arritur të cilën e ka quajtur historike, duke thënë se me gjithë refuzimin e presidentit që ta nënshkruajë ligjin, zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, nuk mund ta ndalë askush.


“Miratimi në parlament i ligjit për gjuhën shqipe është një e arritur historike, për çka i përgëzoj deputetët që kanë votuar dhe kryeparlamentarin Xhaferi. Me gjithë refuzimin e presidentit për ta nënshkruar, zyrtarizimin e gjuhës shqipe nuk mund ta ndalë askush. Kjo është e drejtë fundamentale e shqiptarëve të Maqedonisë”, ka thënë Hoxhaj.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj, po ashtu, ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani, si dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifin.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zaev, ku kanë folur për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë, dhe janë pajtuar që e njëjta të mbahet në muajin mars.

Hoxhaj po qëndron në Maqedoni për një vizitë një-ditore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori