Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për vizitë zyrtare në Greqi, ku ka zhvilluar takime të nivelit të lartë shtetëror.
Hoxhaj ka takuar homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Greqisë, në fusha të ndryshme me interes të dy vendeve.
Hoxhaj e ka falënderuar Kotzias për mbështetjen ndaj Kosovës në në agjendën e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Sot në Athinë kam takuar mikun tim, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Kotzias ku kemi diskutuar për shumë tema me interes të përbashkët dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Greqisë. Ne kemi shumë mundësi për të bashkëpunaur si dy vende. Greqia është një shtet anëtar i BE-së, NATO-së, dhe pjesë e Evropës Juglindore ku Greqia mund të luaj një rol të rëndësishëm rajonal. Po ashtu kemi biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe përkrahjen që mund ta jep Greqia. Raportet tona janë të shkëlqyeshme dhe ajo çfarë ju mungon këtyre raporteve është vendimi për ta njohur Kosovën si shtet por ky është vendim i një vendi sovran që do të ndodhë në një kohë të caktuar”, ka thënë Hoxhaj.
Nga ana e tij, ministri grek ka folur për temat që kanë folur me ministrin Hoxhaj.
“Ishte kënaqësi e madhe ta prisnim sot në Athinë ministrin Hoxhaj. Diskutuam për marrëdhëniet në mes të vendeve tona dhe për mundësitë e bashkëpunimit në shërbim të paqes dhe zhvillimit të Evropës Juglindore” ka thënë Kotzias.
Kryediplomati kosovar po ashtu ka zhvilluar takim me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe Mbrojtje Kombëtare, Constantinos Douzinas, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Greqisë.
Hoxhaj po ashtu ka mbajtur një ligjëratë në Pireues University para studentëve dhe profesorëve të Shkencave Politike.
Dy ditë më parë, Hoxhaj vizitoi Brukselin, ku u formuar edhe grupi i miqësisë në mes të Parlamentit Evropian dhe Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos