LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takime në Kongres, miqësia me Amerikën e përjetshme (Foto/Video)

Hoxhaj takime në Kongres, miqësia me Amerikën e përjetshme (Foto/Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Washington Kryetarin Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, Ed Royce dhe zëvendësin e tij, kongresistin Eliot Engel, të cilët i ka falendëruar për përkrahjen ndaj Kosovës.

Hoxhaj i ka informuar miqtë e Kosovës për progresin e viteve të fundit, por njëkohësisht edhe sfidat që ka përpara për të kompletuar shtetësinë të cilat Kosova mund t’i tejkalojë vetëm me ndihmën e miqve sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


“Kosova është e bekuar me miqtë amerikanë që ka në të gjitha nivelet e administratës në Washington. Kjo përkrahje ndihet çdo kund dhe është e përjetshme. Ne do të vazhdojmë ta kultivojmë për ta thelluar edhe më tej”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Gjatë qëndrimit në SHBA, në ditën e fundit të vizitës, Hoxhaj ka takuar edhe Kryetarin e Komisionit për Inteligjencë të Senatit, Richard Burr, me të cilin ka diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe nevojën e vazhdueshme për të pasur vëmendjen e shtuar të SHBA-së në rajon.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka mbajtur edhe një ligjeratë para një audience ekspertësh të përzgjedhur të Ballkanit dhe Evropës në Atlantic Council ku ka folur për sfidat historike të rajonit nga perspektiva e Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori