LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti ka frikë nga pushteti, ai dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje

Hoxhaj: Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti ka frikë nga pushteti, ai dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj i është adresuar publikut përmes një konference për media, pas vendimit të qeverisë për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për Zgjedhjet.

Ai ka thënë se në kohën kur vendi po përballet me një prej krizave më të mëdha që nga paslufta, me pandeminë COVID 19, si pasojë e keq menaxhimit të së cilës, në Kosovë gjatë një viti kanë vdekur rreth 2 mijë qytetarë dhe kanë humbur mbi 50 mijë vende pune, Albin Kurti i verbëruar nga pushteti dhe i vetë vaksinuar, po kërcënon e po shantazhon me zgjedhje të reja.

“Kjo krizë e ka burimin te kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosovës. Në vend që të kemi një plan të veprimit për t’u përballur me coronavirusin ne qëndrojmë në Kuvend”.


Hoxhaj thotë se ndryshimi i Ligjit për Zgjedhje kërkon kohë dhe nuk mund të bëhet për 12 orë.

“Në vendet demokratike Ligji për Zgjedhjet nuk mund të iniciohet vetëm nga një parti. Reforma për të qenë e plotë nuk mund të bëhet pa opozitën dhe pa mbështetjen e OSBE-së, Komisionit të Venecias”.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë se Kurti ka frikë nga pushteti dhe nuk dëshiron të marrë përgjegjësi. Ai përmes këtij Ligji dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje ashtu siç bëri vitin e kaluar kur shkarkoi Agim Veliun”.

Kryetari i PDK-së thotë se kjo parti do ta kundërshtojë me çdo mjet demokratik Projektligjin për Zgjedhje që LVV pritet ta sjellë në Kuvend.

Hoxhaj ka ftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që të reagojnë pas kësaj situate.

“Le ta thonë edhe ata sonte fjalën e tyre”, tha ndër të tjera Enver Hoxhaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori