Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar agjendën e tij të lobimit për njohje të reja për Kosovën.
“Në kuadër të agjendës lobuese, në ditën e parë të qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian dhe ambasadorët e akredituar në OKB, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
Duke i informuar për arritjet e Kosovës në shtet ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Kryediplomati kosovar përveç kërkesave për njohje ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këto vende në fushat e interesit të përbashkët.
“Në ditën e parë të vizitës sime në New York, në takimet që zhvillova, kam kërkuar nga përfaqësuesit e shumë vendeve jo-njohëse ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe u kam shprehur interesimin për bashkëpunim jo vetëm në rrafshin bilateral por edhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët. Qëllimi ynë është që ta rrisim numrin e njohjeve për Kosovën, gjë e cila do të na e lehtësojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare në rast të aplikimit”, ka thënë Hoxhaj.
Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e vendeve mike, të Francës dhe Italisë si dhe udhëheqësit e Kongresit Botëror të Hebrenjve.
Hoxhaj pas takimeve të tjera në New York do të ketë vizitë edhe në Washington./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Moti për pesë ditët e ardhshme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet