LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kriminale vrasja e Ivanoviqit, Serbia të mos e shfrytëzojë për destabilizim të situatës

Hoxhaj: Kriminale vrasja e Ivanoviqit, Serbia të mos e shfrytëzojë për destabilizim të situatës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq, e cila ndodhi sot në Mitrovicën e Veriut.

Hoxhaj përmes një postimi në Twitter,  ka bërë të ditur se organet e drejtësisë janë duke e trajtuar rastin me urgjencë për t’i sjellë para drejtësisë sa më parë, përgjegjësit për këtë akt kriminal, në mënyrë që të shmanget çfarëdo manipulimi politik që mund të bëhet me rastin.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se janë shqetësuese reagimet impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët, sipas tij, haptas po kërcënojnë për destabilizim të situatës dhe për ta prishur procesin e normalizimit.


“Përderisa motivet dhe autorët e vrasjes janë ende të panjohur, është brengosëse të shohim reagime kaq impulsive dhe destruktive nga ana e autoriteteve në Serbi, të cilët haptas po kërcënojnë me destabilizim të situatës, prishje të procesit të normalizimit”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori