Avdullah Hoti, i mandatuar për kryeministër nga LDK, ka thënë se vendimet e Kurtit do t’i rishikojë, por ai ka thënë se çështja e parë me të cilën do të merret, do të jetë pandemia.
“Mund të kemi pikëpamje të ndryshme për ekonominë, për raportet tona me ShBA-në, për çështje tjera, por do të jemi model. Vendimet e Kurtit do t’i rishikojmë nëse ka nevojë, mirëpo nuk po shkojmë t’i rishikojmë vendimet shumë aty, do të jemi të angazhuar me pandeminë dhe ekonominë”, ka thënë Hoti.
I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosovës nuk i duhet taksa pa mbështetjen e ShBA-së.
“Taksa pa mbështetjen e SHBA’së nuk na duhet. Në qeverinë e re njerëz që nuk kanë problem me ligjin. Do të diskutojmë për përgjegjësinë që do të kemi secilin”, ka thënë Hoti në T7.
“Vijat e kuqe në dialog me Serbinë janë ato që janë miratu në platformën e LDK-së, së fundmi ne grupi parlamentar, para se të votohet mocioni i mosbvesimit ka propozuar një rezolutë të re. Jemi mundu me bindë ish-partnerin qeverisës t’i marrë përgjegjësitë”, ka thënë Hoti.
Pritjet e partnerëve tanë në fillim të qeverisë kanë qenë të larta, relacionet që ne si LDK kemi pasë me këta partnerë, që qeveria të jetë partner kredibil në këtë proces. Arsyet që ka nxjerr kryeministri në detyrë, i din ai. Kemi pasë refuzim të administratës amerikane për të bashkëpunu me këtë. Në fillim ka pasë ftesë por më vonë rezervë. Ia kemi bë të qartë që nuk mund të vazhdohet në këtë formë, mbi bazën e kësaj është edhe letra e fundit e Mustafës që ne nuk mund të vazhdojmë me një kryeministër që prish raportet me Amerikën”, ka thënë Hoti..
I mandatuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, thotë se dialogu me Serbinë do të rifillojë menjëherë pas përfundimit të fazës emergjente në vend për shkak të pandemisë.
“Dialogu do të fillojë menjëherë, sapo të kalojë këtë fazën emergjente të pandemisë, është jetike që të tregojmë vullnet për të dialoguer. Nuk mund të parashikoj rezultatin përfundimtar por unë mund të garantoj para qeverisë se kemi vullnet për të dialogu brenda kornizave”, ka thënë Hoti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë