LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vendi shpejt shkon në zgjedhje, LDK po përgatit platformën qeverisëse

Hoti: Vendi shpejt shkon në zgjedhje, LDK po përgatit platformën qeverisëse

LDK ka mbledhur Këshillin e Ekspertëve në përbërje prej 80 vetave. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti,  ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për të përgatitur platformën e re qeverisëse.

“Ne shpejt përballemi me zgjedhje të reja sepse koalicioni është i shpërbërë. Kemi filluar konsultimet për të bërë gati platformën e re. Në ditët e ardhme do të jemi në terren për të takuar struktura, qytetarët dhe të tjerë që do të kulmojë me një platformë të re qeverisëse me anë të së cilës do të kërkojmë mbështetjen”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“LDK tash e një  kohë është partia e parë në vend dhe kemi përgjegjësi për zhvillimet politike në vend”.


Hoti ka thënë se Këshilli i Ekspertëve nga fusha të ndryshme është kategori statusore, pra organ i LDK-së që funksionon prej tetë vjetësh.

Ai ka thënë se ky organizim nuk lidhet me zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Për zgjedhje të brendshme jo se jo që bëhet fjalë, sepse LDK ka kohë që s’ka qenë më unike. Është krijuar një kohezion i jashtëzakonshëm i Grupit Parlamentar”, tha ai.

Hoti ka treguar në Info Magazine se shpejt ata do të thërrasin edhe Forumin e ish deputetëve të LDK-së për të marrë përvojën e tyre prej periudhave të ndryshme.

Dhe në fund, ai ka thënë se kryetari i partisë, Isa Mustafa, shumë shpejt pritet të kthehet në vend, pa dhënë ndonjë datë të saktë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori