LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Unë do të jem kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Hoti: Unë do të jem kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se ai do të jetë kryenegociator në procesin e dialogut Kosovë-Serbi që pritet të rifillojë në Bruksel.

Hoti ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, të cilit edhe ia ka bërë të ditur vizionin e qeverisë që ai udhëheq përkitazi me procesin e dialogut.

Kryeministri po ashtu ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me të dërguarin e presidentit Trump, Richard Grenell dhe se janë dakorduar për vazhdimin e dialogut.


Ai po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i ftojë të gjitha partitë parlamentare në një takim ku do t’ua prezantojë vizionin e tij për dialogun.

Hoti ka folur për mungesën e bashkëpartiakes së tij, Vjosa Osmani në seancën ku u votua qeveria e tij.

Sipas tij është e drejtë e saj që të marrë apo jo pjesë në një seancë të tillë, duke thënë se nuk e ka penguar mungesa e saj.

Po ashtu ai ka komentuar edhe mungesën e ish-kryeministrit Kurti në pranim-dorëzimin e detyrës zyrtare.

Hoti në RTK ka thënë se në të dyja rastet është bërë gabim, por që nuk e ka penguar në vazhdimin e misionit të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori