LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Tubimi i Vetëvendosjes shkeli plot udhëzime të institucioneve shëndetësore

Hoti: Tubimi i Vetëvendosjes shkeli plot udhëzime të institucioneve shëndetësore

Kryeministri Avdullah Hoti gjatë konferencës së mbajtur pas vizitës në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike ka komentuar edhe tubimin e organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka shprehur shqetësimin se tubimi i tillë i LVV-së ka shkelur udhëzimet e institucioneve shëndetësore.

“E para, tubimet e tilla janë plotësisht e drejtë demokratike. Por nuk duhet të biem asnjëherë në kundërshtim me institucionet shëndetësore. Kam frikë se ai tubim që u mbajt sot shkel plotë udhëzime të institucioneve shëndetësore”, ka deklaruar Hoti, përcjell Telegrafi.


Ndaj tubimit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sipas të cilit “sot janë rrezikuar qindra njerëz”.

Ndryshem, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me COVID-19./Telegrafi/