LAJMI I FUNDIT:

Hoti thotë se masat antiCovid do t’i shqyrtojnë në fund të javës

Hoti thotë se masat antiCovid do t’i shqyrtojnë në fund të javës
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se në fund të kësaj jave do të diskutojnë rreth masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Hoti tha se këto masa kanë qenë adekuate dhe duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë por shtoi se në fund të kësaj jave do t’i analizojnë dhe do t’i marrin masat e nevojshme.

“Tash ne i kemi vendosur një listë të masave në bazë të disa kritereve nga IKSHPK-ja duke ndjekur protokollet e OBSH-së. Formula që kemi zhvilluar është mjaft adekuate për t’i klasifikuar komunat. Javën e fundit kemi pasur një stabilizim të rritjes. Numri i rasteve fatale fatkeqësisht është i lartë por këto masa e kanë ndaluar rritjen e rasteve të reja. Në fund të kësaj jave do t’i analizojmë këto masa dhe do të sillemi në përputhje me situatën”, tha Hoti.


Hoti tha se masat varen nga numri i të infektuarve.

“Këto masa kanë qenë adekuate dhe nënkupton që duhet të mbesin në fuqi edhe për një kohë deri sa të fillojë të bie numri i të infektuarve, por do të shohim në fund të javës do t’i analizojmë dhe do t’i marrim masat e nevojshme”, u shpreh ai në t7.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

“Zhvillim i papritur, nuk ishte paraparë as si mundësi”, reagon deputetja Musliu pasi Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Përplasje për vota, Xhafer Tahiri i reagon bashkëpartiakes Rrezarta Krasniqi: Po e sulmon shtëpinë tënde

Përplasje për vota, Xhafer Tahiri i reagon bashkëpartiakes Rrezarta Krasniqi: Po e sulmon shtëpinë tënde

Lajme
Kalo në kategori