LAJMI I FUNDIT:

Hoti thirrje për mbështetjen e mocionit: LDK nuk mund të jetë qiraxhi në qeveri

Hoti thirrje për mbështetjen e mocionit: LDK nuk mund të jetë qiraxhi në qeveri

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti thotë se qeveria nuk ishte e Albin Kurtit por e koalicionit LVV-LDK bashkë me minoritetet.

Ai thotë se LDK nuk u fut në qeveri si qiraxhi, por si zot shpie që bashkë me LVV-në të punojë për të mirën e vendit.

Hoti u shpreh se pengesa kryesore e kësaj qeveri ishte heqja dorë e Kurtit për të marrë përgjegjësinë për dialogun.


“Për ne është e papranueshme qasja neglizhente e prishjeve së raporteve me SHBA nga ana e partnerit qeverisës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës thotë se largimi i një investitori të madh amerikan nga Kosova u festua nga partneri qeverisës.

Sipas tij me shkarkimin e ministrit Veliu, LDK u bind se Kurti po kërkonte shkarkimin e tij nga qeveria.

“Edhe pas shkarkimit të Veliut, ai vendosi ushtrues detyre zëvendësministrin e LVV-së në vend të atij të LDK-së për të pasur shumicën në qeveri në mënyrë që të merrte vendime pa miratimin e LDK-së”.

Ai theksonse Kurti tashmë e ka marrë mesazhin por është shumë vonë.

Hoti konsideron se pa mbështetjen e SHBA-së e BE-së, Kosova nuk mund të shkojë përpara.

Ai thotë se në vitin 2020 nuk mund të ketë vend për autokraci.

“Bashkëpunimi kërkon edhe pranimin e mendimit ndryshe. Në LDK mendimin ndryshe e kemi vlerë. Prandaj u bëjë thirrje të gjithëve të mbështesin këtë mocion”, tha mes tjerash Avdullah Hoti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori