LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Ta heqim qafe këtë klasë politike, që po vjedh të ardhmen e qytetarëve

Hoti: Ta heqim qafe këtë klasë politike, që po vjedh të ardhmen e qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka bërë shkelje kur ka rritur pagat e Qeverisë, ka thënë se këtë vendim do ta pengojnë me mjete ligjore, politike dhe demokratike.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar mbështetje të madhe qytetare “për ta hequr qafe këtë klasë politike që po vjedh të ardhmen e gjeneratës së ardhshme”.

Postimi i Hotit:


“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës vlerëson se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues. Kaq.

Por, këtë vendim, ashtu sikurse edhe vendimet tjera skandaloze të kësaj Qeverie të pakicës, do ta pengojmë me mjete ligjore, politike dhe demokratike.

NA DUHET MBËSHTETJE E MADHE QYTETARE PËR TË BËRË HEQUR QAFE PËRGJITHMONË KËTË KLASË POLITIKE QË PO VJEDH TË ARDHMEN E GJENERATËS SË ARDHSHME”, (sic.), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/