LAJMI I FUNDIT:

Hoti: S’kemi hequr dorë nga vettingu në drejtësi

Hoti: S’kemi hequr dorë nga vettingu në drejtësi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti derisa ka përmendur vendimet që ka marrë gjatë qeverisjes së tij, ka përmendur anulimin e vendimit të Komisionit për Demarkacion, ku deklaroi se Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ishte paguar mirë, por që nuk kishte dhënë rezultate. Madje, ai ka mohuar të ketë kontrata në vepër gjatë kohës sa ka qeverisur ai.

Shefi i ekzekutivit gjatë interpelancës në lidhje me shfuqizimin e task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës, u zotua se nuk kanë hequr dorë nga vettingu në drejtësi, por që siç tha ai, nuk do të tolerojnë ‘gjueti-shtrigash’.

“Për vettingun në drejtësi nuk kemi hequr dorë… Atë që nuk do e tolerojmë është që të mos bëjmë gjueti-shtrigash por ta dizajnojmë një proces në mënyrë sistematike që e rregullon funksionimin dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, ka deklaruar ai.


Ai gjatë interpelancës në lidhje me shuarjen e task-forcës anti-kurrupsion në Policinë e Kosovës, ka përsëritur se themelimi i këtij mekanizmi ka qenë anti-kushtetues.

Veç tjerash, u zotua se nuk ka kontrata në vepër gjatë qeverisjes së tij, e po ashtu udhëtime jashtë vendit, shtesa, blerje të veturave me buxhet të shtetit.

“Nuk ka kontrata në vepër gjatë kësaj qeverisje që janë bërë. Nuk ka kontrata një-burimore. Me vendim e kemi hequr mundësitë që të zhvillohen kontratat një-burimore. Dhe ju e dini, duhet të dini se çfarë nënkuptojnë këto. Nuk ka blerje të veturave, udhëtim jashtë vendit për punëtori, seminare. Nuk ka shtesa, ka vendim për gjitha këto që po i them, që kanë ekzistuar në të kaluarën. Të gjitha këto janë vendime të qeverisë në funksion të reduktimit të shpenzimeve. Për një muaj ditë do të kemi edhe raportin të detajuar për shpenzimet mujore të kësaj qeverie, krahasuar me qeveritë e kaluara. Kemi marrë edhe vendime tjera që dikujt nuk i kanë ra mirë. Edhe kandidatit të juaj për Podujevë, kur e kemi anuluar vendimin e komisionit për demarkacion. Ku ai personalisht është paguar bukur shumë pa asnjë rezultat, hiç, në atë komision të demarkacionit”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori