LAJMI I FUNDIT:

Hoti: S’besoj se AAK do të dalë nga koalicioni, Haradinaj gaboi që shpalli kandidaturën për president

Hoti: S’besoj se AAK do të dalë nga koalicioni, Haradinaj gaboi që shpalli kandidaturën për president

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për të ardhmen e koalicionit qeverisës që ai udhëheq, pas paralajmërimeve se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është afër ndarjes nga partnerët.

Hoti  tha se nuk pret që partia e Ramush Haradinajt të braktisë koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Nuk besoj se do të largohen nga koalicioni”, është shprehur ai.


Hoti ka folur edhe për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të ardhshëm të vendit.

“Presidenti s’është pjesë e marrëveshjes së koalicionit”, ka treguar Hoti.

Sipas Hotit, Haradinaj “ka bërë gabim” që ka shpallur kandidaturën për president.

“Nuk është koha për zgjedhjen e presidentit. Zyra e presidentit nuk është zbrazët”, ka thënë ai për t7.

“Kandidaturat shpallen vetëm në Kuvend, dhe jo nga zyrat e partive politike”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori