LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike

​Hoti: Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike
Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas miratimit të rishikimit të buxhetit, ka falënderuar deputetët, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbjen ekonomike.

Ai ka thënë se përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset, transmeton Telegrafi.

“Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar ai në Facebook.


Hoti ka thënë se “sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”.

Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës
Lexo po ashtu Miratohet në lexim të dytë rishqyrtimi i buxhetit të Kosovës

Ndryshe, me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020. /Telegrafi/