Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas grumbullimit të qytetarëve në Prizren, duke thënë se duhet të respektohen rekomandimet, përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.
Hoti ka shkruar në Facebook se dje ne e uronim njëri tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës kujdeseshin për të dashurit tonë të prekur me COVID-19.
“Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Hotit:
Të dashur qytetarë,
Dje ne e uronim njëri tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës kujdeseshin për të dashurit tonë të prekur me COVID-19.
Mbrëmë ka pasur grumbullim të madh të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, të rekomanduara nga IKSHP dhe profesionistët shëndetësorë. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, me gjasë e ka marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim, qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë.
Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët.
DUHET të qëndroni në shtëpitë e juaja, në mënyrë që të ruani familjen e juaj, miqtë dhe të tjerët. DUHET të qëndroni larg turmave, të mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. DUHET të mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. DUHET të mos përshëndeteni me dorë. DUHET të mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina.
Përndryshe, sistemi shëndetësorë nuk mund të përballojë ngarkesën, duke mos qenë në gjendje të ofrojë kujdes për të prekurit me COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.
Të angazhohemi të gjithë së bashku që të ruajmë të dashurit tonë.
Me respekt,
Avdullah Hoti
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa