LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qytetarët duhet të kenë kujdes maksimal, varianti i ri i COVID-19 po përhapet shumë shpejt

Hoti: Qytetarët duhet të kenë kujdes maksimal, varianti i ri i COVID-19 po përhapet shumë shpejt
Foto: Arkiv

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes maksimal,  pasi që varianti i ri i coronavirusit po përhapet shumë shpejt.

Hoti po ashtu ka bërë të ditur se sot është bërë kategorizimi i komunave, transmeton Telegrafi.

“Rangimi i komunave i bërë sot lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.


Ministria e Shëndetësisë kategorizon sërish komunat - në zonën e kuqe mbesin vetëm shtatë
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë kategorizon sërish komunat - në zonën e kuqe mbesin vetëm shtatë

Ndryshe, nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë vetëm 7 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrria, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skenderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica.

Ndërkaq, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 321 raste të reja me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 368. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Kronika e Zezë
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Kalo në kategori