LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Qeveria mund të bie, por nuk mund të shantazhohet nga Lista Serbe

Hoti: Qeveria mund të bie, por nuk mund të shantazhohet nga Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të adresojë disa çështje sa i përket Listës Serbe, teksa tha se Qeveria mund të bie, por nuk mund të shantazhohet.

Hoti tha kështu gjatë konferencës për medie, kur u pyet se a po e shantazhin Lista Serbe Qeverinë dhe nëse do ta shqyrtojnë pozitën e kësaj partie në Qeveri.

“Kemi disa çështje që besoj se në ditët e ardhshme duhet t’i adresojmë me Listën Serbe. Fakti që jemi në këtë pikë, do të thotë që Qeveria mund të bie por nuk mund të shantazhohet. Më vjen mirë që një pjesë e opozitës kanë marrë parasysh kërkesat tona të vazhdueshëm. Qysh në muajt e verës kur ka shkuar në lexim të parë në Kuvend, kam kërkuar nga deputetët të japin mendimet e tyre, si nga opozita si nga pozita të japin mendimin në mënyrë që ato t’i akomodojmë në Ligjin për rimëkëmbje Ekonomike”, tha Hoti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori