LAJMI I FUNDIT:

Hoti pranon detyrën e re si Zëvendëskryeministër i parë

Hoti pranon detyrën e re si Zëvendëskryeministër i parë

Avdullah Hoti ka pranuar sot zyrtarisht detyrën e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikë së Kosovës nga ish zv.kryeministri Enver Hoxhaj.

Hoti ka thënë se nga sot fillon puna dhe ballafaqimi me sfidat e forcimit të shtetit, duke shtuar se kemi 12 vite si shtet i pavarur, por 30 vite përpjekje për liri, pavarësi e demokraci.

“LDK ka hyrë në këtë koalicion për qytetarët. Kemi punuar për dy muaj në dakordimin e programit qeverisës që do të zbatohet nga Qeveria e re. Këto reforma do të jenë të thella dhe të plota në ekonomi, financa publike, në arsim e shëndetësi, në kulturë, rini e sport, në bujqësi e ambient, në forcimin e rendit dhe ligjit e diplomacisë tonë, në integrimin më të mirë të komuniteteve dhe në fusha të tjera”, ka shkruar Hoti.


Shkrimi i plotë:

“Sot pranova detyrën e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikë së Kosovës nga Prof. Enver Hoxhaj, të cilin e falënderoj për pritjen miqësore dhe bartjen e plotë të informatave për proceset në vijim.

Prej sot fillon puna dhe ballafaqimi me sfidat e forcimit të shtetit. Kemi 12 vite si shtet i pavarur, por 30 vite përpjekje për liri, pavarësi e demokraci. Ndërkaq sot jemi në një moment të ri të shtet ndërtimit.

LDK-ja ka hyrë në këtë koalicion për qytetarët. Kemi punuar për dy muaj në dakordimin e programit qeverisës që do të zbatohet nga Qeveria e re. Këto reforma do të jenë të thella dhe të plota në ekonomi, financa publike, në arsim e shëndetësi, në kulturë, rini e sport, në bujqësi e ambient, në forcimin e rendit dhe ligjit e diplomacisë tonë, në integrimin më të mirë të komuniteteve dhe në fusha të tjera.

LDK-ja do të ofrojë të gjithë përvojën institucionale 30 vjeçare në fuqizimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, në ruajtjen dhe forcimin e miqësive me partnerët tanë strategjik. Roli jonë në këtë qeveri është kyç edhe në ruajtjen dhe forcimin e ekonomisë së hapur të tregut në Kosovës, avancimin e lirive qytetare dhe betonimin e ndarjes së pushteteve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Kalo në kategori