LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Nga shtatori do të shtohet rreziku për infektim me COVID-19

Hoti: Nga shtatori do të shtohet rreziku për infektim me COVID-19

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se megjithëse numri i rasteve të reja me COVID-19 ka shënuar rënie, mbetet ende i lartë numri i vdekjeve nga kjo pandemi.

Ai përmes një statusi në Facebook, thekson se shtatori do të rrisë edhe më shumë rrezikun pasi që shumë prindër e nxënës do të jenë në kontakt më njëri-tjetrin.

Hoti u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër coronavirusit,


“Ditëve të fundit, si rezultat i respektimit më të mirë të masave, numri i rasteve të reja me covid-19 ka qenë në rënie. Por, për fat të keq, numri i rasteve me fatalitet mbetet tepër i lartë. Shumë familje po humbin të dashurit e tyre.”

“Shtatori është shumë afër kur mijëra nxënës, prindërit e tyre dhe arsimtarët do të jenë në kontakt me njëri tjetri, duke e shtuar shumë rrezikun e infektimit.”

“Prandaj, na duhet kujdes i shtuar. Ju lutem, respektoni masat”, ka shkruar Hoti.

Autoritetet kompetente në Kosovë ende nuk kanë vendosur lidhur me mënyrën se si do të nisë viti i ri shkollor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka prezantuar një plan se si do të nisë viti i ri shkollor, por i cili megjithatë pret miratimin edhe të ekzekutivit.

Aty është paraparë që viti i ri shkollor të nisë në tri faza – më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të shtunën ka raportuar për 9 persona të vdekur dhe 169 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton coronavirusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Ekspertët evropianë: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova ndodhet shumë larg

Ekspertët evropianë: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova ndodhet shumë larg

Lajme
Kalo në kategori