Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar përjashtimin e Agjencisë Kosovare për Akreditim nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë, duke thënë se kjo ndodhi për shkak të shkarkimit jo ligjor të Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim nga ana e Ministrit të Arsimit më 25 shtator 2017.
Hoti ka shkruar në Facebook se për aq kohë sa është kjo qeveri, Kosova jo që nuk do të integrohet, por do të largohet nga Bashkimi Evropian.
“Është bërë shumë mund për të përmbushur standardet për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërkaq, me një vendim të papërgjegjshëm dhe me ndërhyrje politike, kthehemi me vite prapa”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Hotit:
Në vizitën e delegacionit më të lartë të Komisionit Evropian në Prishtinë, Kosova përjashtohet nga një organizëm evropian.
Për shkak të shkarkimit jo ligjor të Bordit të Agjencisë Kosovare për Akreditim nga ana e Ministrit të Arsimit më 25 shtator 2017, kjo Agjenci përjashtohet nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë në arsimin e lartë.
Në vendimin e Komitetit të kësaj organizate evropiane, theksohet se për shkak të mënyrës se si është shkarkuar Bordi, Agjencia Kosovare e Akreditimit e ka humbur aftësinë që të veprojë në mënyrë të pavarur.
Në letrën e dërguar nga Ministri i Arsimit në këtë organizatë theksohet se vendimi i tij është kërkuar nga Kryeministri mbi bazën e informatave të klasifikuara për veprime jo ligjore të disa anëtarëve të Bordit. Por, deri më tani, Ministri dhe as Kryeministri nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor lidhur me këto shkelje të pretenduara të anëtarëve të Bordit.
Kjo është goditje për Kosovën. Kjo ka qenë arsyeja e mocionit që kemi ngritur në Kuvendin e Kosovës që pika për emërimin e anëtarëve të rinj të Agjencisë Kosovare të Akreditimit të shtyhet derisa Ministri i Arsimit nuk e informon Kuvendin e Kosovës për arsyet e shkarkimit.
Për aq kohë sa kemi këtë qeveri, ne jo që nuk do të integrohemi, por do të largohemi nga Bashkimi Evropian. Është bërë shumë mund për të përmbushur standardet për anëtarësim në këtë organizatë. Ndërkaq, me një vendim të papërgjegjshëm dhe me ndërhyrje politike, kthehemi me vite prapa.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë po votohet në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti