LAJMI I FUNDIT:

Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston, Hoti e quan shqetësuese

Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston, Hoti e quan shqetësuese

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot është deklaruar rreth shërimit të tij nga COVID-19.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook i ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve me këtë virus, derisa ka bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Kryeministri ka theksuar se është shqetësuese që ka ende qytetarë që nuk besojnë në ekzistimin e virusit COVID-19.


“Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19. Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese. Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Hoti.

Po ashtu ai ka shkruar se bashkë me kabinetin janë të vendosur që të shtyjnë përpara agjendën e Qeverisë dhe të qëndrojnë pranë qytetarëve e bizneseve ne ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Lajme
Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Lajme
Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Lajme
Kalo në kategori