Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në konferencën e nivelit të lartë për një klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë ‘’White Book 2020”, i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, në të cilën është diskutuar për klimën e investimeve në Kosovë nga perspektiva e investitorëve të BE-së.
Kryeministri Hoti tha se do t’i analizojnë me kujdes sugjerimet në këtë libër, këshillat dhe vërejtjet që mund të jenë për sektorë të caktuar, në mënyrë që ministritë dhe agjencitë e ndryshme t’i inkorporojnë këto vërejtje dhe sugjerime në planet e tyre të punës për vitin 2021.
Ai tha se është obligim institucional i kryeministrit që të mbajë dialogun e hapur me të gjitha organizatat që përfaqësojnë bizneset, investitorët në Kosovë e në veçanti me Këshillin e Investitorëve nga vendet e BE-së.
“BE-ja për neve mbetet sigurisht aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në Kosovë, duke ndërtuar infrastrukturën e nevojshme sociale për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për fuqizimin e konkurrencës dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës’’, nënvizoi Kryeministri Hoti.
Ai theksoi se Kosova gjatë viti 2020 është ranguar në mesin e 20 vendeve që më së shumti kanë pasur përmirësim në nivel global, sa i përket kushteve për biznes dhe për investime.
“Deri në fund të vitit 2027 janë disa orientime, plane investive që janë me interes dhe në këtë drejtim pres mbështetjen tuaj për të promovuar këto plane dhe për të nxitur investitorë nga BE-ja për të qenë pjesë e këtyre zhvillimeve. Një nga ta është plani për mbështetje ekonomike dhe investime për Ballkanin Perëndimor i BE-së ku hyn edhe Kosova për 7 vjetët e ardhshme’’, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti paralajmëroi se në mars do të finalizohet ‘’Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’’ e cila ndihmon institucionet që t’i orientojnë më mirë resurset publike dhe të koordinojnë mbështetjen nga donatorët për dekadën e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi