LAJMI I FUNDIT:

Hotelierët e Ferizajt kundërshtojnë tarifat e reja komunale

Hotelierët e Ferizajt kundërshtojnë tarifat e reja komunale

Nëntëmbëdhjetë subjekte afariste hoteliere që veprojnë në Komunën e Ferizajt e kanë nënshkruar një peticion-ankesë në kundërshtim të tarifave dhe ngarkesave komunale.

Të nënshkruarit të cilët përfaqësojnë biznese të ndryshme që hyjnë në kategorinë e ofrimit të shërbimeve hoteliere dhe turistike janë drejtuar në adresë të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, që ai të marrë parasysh të gjitha masat dhe t’i analizojë çështjet që janë paraparë me rregulloren e të hyrave vetjake, e cila është miratuar në qershor, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në parim shuma prej 1.000 eurosh e cekur në këto aktvendime referohet kryesisht për biznese të cilat ne i drejtojmë. Një aktvendim i këtillë i referohet palës si restorant ndërkohë i njëjti është vetëm sallë dasmash ose e njëjta është vetëm restorant që ofron shërbime tremuajshe në vit. Ndërkohë aktvendimet që Drejtoria e Financave i ka dërguar nuk ka bërë seleksionimin e drejtë në raport me obligimet që ne si biznese i kemi ndaj shtetit”, thuhet në reagim.
Hotelierët kanë insistuar se kjo taksë e shprehur përmes këtyre aktvendimeve është totalisht e papranueshme dhe ndëshkuese.


Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, nga ana tjetër, ka siguruar se do të shqyrtohen këto ankesa të këtyre bizneseve, derisa njëherësh edhe e ka arsyetuar vendimin e marrë më datën 4 qershor 2015 lidhur me tarifat dhe ngarkesat komunale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori