LAJMI I FUNDIT:

Horror në Fier: Burri hedh gruan nga dritarja

Horror në Fier: Burri hedh gruan nga dritarja

Një qytetare e quajtur Liljana Ruko, ka humbur jetën në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku 42-vjeçarja ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Kryengritja”. Policia ka shoqëruar si të dyshuar bashkëshortin e saj, Ferdinand Ruko.

Një prej fqinjëve të çiftit që sapo është kthyer nga Gjermania pretendon se kemi të bëjmë me vrasje.

Sipas fqinjës, ajo e ka parë të gjithë ngjarjen dhe thotë se Ferdinandi e ka shtyrë bashkëshorten nga dritarja e banjës së apartamentit ku jetonin.


Ngjarja ka ardhur pas një sherri, mëson “Panorama”. Pavarësisht përpjekjes së dëshpëruar të gruas për t’u mbajtur, Ruko e ka shtyrë me të gjithë forcën në tokë.

“E pamë me sytë tonë kur burri e hodhi nga dritarja e banjës. Dëgjuam të bërtitura dhe pastaj pashë që ai e ngritit peshë dhe e hodhi Liljanën. Ishte e tmerrshme. Ne e gjetëm të zhveshur dhe me trupin e lagur poshtë pallatit, siç duket sapo kishte dalë nga dushi”, thotë fqinja e çiftit.

E pyetur nëse mes çiftit ka pasur probleme të mëparshme, fqinja thotë se ishin një familje e përkryer.

“Ishin çift dhe familje e përkryer, nuk kishim dëgjuar për probleme më para mes tyre”, u shpreh ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori