Horoskopi
Ujori
Ujori 11 December - 2018
Horoskopi Ditor 11 December - 2018
  • Puna

    Ju duhet më shumë kohë    

  • Shendeti

    Vizitoni një psikiatër

  • Dashuria

    Partneri nuk e pranon fajin

Horoskopi Mujor December
  • Puna

    Po kërkoni mënyrën më efikase të veprimit me qëllim që të avanconi pozitën tuaj afariste, mirëpo shumë pyetje mbeten pa përgjigje. Në periudhën nga 4 dhjetori do të krijoni forma të zgjeruara të bashkëpunimit, në mënyrë që t’i zgjidhni drejt disa çështje pronësore, juridike dhe statusore. Formulat e suksesshme duhet përsëritur në situata të ndryshme, si garanci plotësuese për avancim afarist apo fitim financiar.  

  • Shendeti

    Nuk jeni duke u sjell me përgjegjësi të mjaftueshme ndaj shëndetit. Mos harroni që sëmundjet kronike kërkojnë edhe tretman më serioz.

  • Dashuria

    Në dashuri aktualisht po kaloni nëpër faza të ndryshme emocionale dhe “sfida të zjarrta”. Ju kënaq nota emocionale të cilën partneri juaj po e fut në jetën e përbashkët. Dëshironi kënaqësi të ndryshme, ndërkaq ngjarjet e reja në dashuri ju krijojnë kënaqësi. Po e shfrytëzoni me shkathtësi sjelljen tuaj të mirë, lehtë ju rrëmbejnë inspirimet, afshet dhe ndjenjat të cilat te ju po zgjon personi i dashur. Dëshironi të realizoni qëllimet tuaja dashurore apo t’i kapërceni kufizimet e deritashme në marrëdhëniet e përbashkëta. Nëse e keni filluar ndonjë “lidhje sekrete”, janë të mundshme ndryshime të papritura. Bëni çdo gjë që është e nevojshme që të mbroni lumturinë tuaj dashurore, si edhe personin i cili vërtet ju pëlqen.

Horoskopi Vjetor 2018
  • Puna

    Në fillim të vitit 2018 Marsi, i cili sundon sferën tuaj të punës, do të kalojë nëpër Akrepin ku është i fuqishëm, gjë që do t’ju sjellë start të mirë dhe fillim të projekteve të cilat do t’ju sjellin rezultatet e pritura. Përmirësoni bashkëpunimin. Në mars dhe prill do të keni negociata intensive rreth fillimit të punëve të reja. Nga fundi i marsit deri në mesin e prillit Merkuri do të jetë retrograd në sferën tuaj të komunikimeve, gjë që do t’ju vështirësojë arritjen e marrëveshjeve të kënaqshme. Do të jetë e domosdoshme që lidhur me këtë të përgatiteni sa më mirë. Gjatë qershorit do të hasni në mospajtime me partnerët afaristë. Bëhuni të gatshëm dhe të hapur për kompromise. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në shenjë tuaj. Autoriteti juaj do të jetë para sfidave dhe do ta keni të vështirë të udhëhiqni. Kjo është periudhë kur është me rëndësi të punoni në përmirësimin e paraqitjeve personale dhe në udhëheqjen e prezantimeve. Nga mesi i tetorit deri në mesin e nëntorit do të arrini që të depërtoni dhe të tregoni se sa vleni. Deri në fund të vitit, falë investimeve të mëparshme të mençura do të arrini të realizoni fitim më të mirë dhe të avanconi në karrierë. Gjatë shkurtit Venera do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave dhe do të bëjë trigon me Jupiterin i cili sundon sferën tuaj të parave. Kjo do t’ju sjellë fitime nëpërmjet zgjerimit të vëllimit të punëve tuaja dhe nëpërmjet investimeve të reja. Do të keni dobi nga investimet në arsim, tregti me botën e jashtme me mallra dhe kozmetikë. Në prill Venera do të bëjë opozitë me Jupiterin, gjë që do të mund t’ju shkaktojë humbje, më së shumti për shkak të pjesëve të pazgjidhura administrative të punëve aktuale. Tremujori i dytë i vitit do të kërkojë nga ju më shumë angazhim lidhur me qarkullimin e pagesave rreth realizimit të kërkesave tuaja dhe zgjidhjes borxheve. Në tremujorin e tretë do të arrini të realizoni planin financiar dhe me sukses do të përfundoni vitin me të ardhura të qëndrueshme në llogarinë tuaj. Ujorët e papunësuar do të kenë më së shumti shanse për të gjetur punë të re në sektorin IT, apo në punët ku kërkohet njohja e teknologjive moderne.

  • Shendeti

    Trupit të shëndetshëm i është e nevojshme mendja e qetë. Kur bota juaj e brendshme fillon të qetësohet, vetëm atëherë do të ndieni efektet e kthimit të energjisë. Do të ndieni bashkëlidhjen e drejtpërdrejtë midis vitalitetit dhe përparimit mendor. Vazhdoni të punoni në paqen e brendshme dhe në rehatinë dhe përpiquni që të nxirrni stresin ditor nëpërmjet relaksimit. Nuk ka vend për brengosje për Ujorët në 2018-n, për shkak që gjendja e qetë e mendjes suaj nuk do të tolerojë tërheqjen e vëmendjes nga qëndrimi pozitiv.

  • Dashuria

    Nëse jeni në lidhje: Partneri do t’ju jetë besnik në fillim të vitit dhe do të ketë nevojë për përkrahjen tuaj. Ju do të jeni të gatshëm që të gjendeni atje ku jeni të nevojshëm dhe që bashkërisht të planifikoni se si do ta kaloni kohën bashkë. Fillimi i pranverës ju sjell mospajtime dhe nevojën për dominim në marrëdhënie për shkak të kuadratit të Diellit me Saturnin. Shmangni josinqeritetit dhe sekreteve. Në pjesën e dytë të korrikut ju presin mospajtime serioze, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht harmoninë midis jush dhe personit të dashur. Do ta keni të vështirë që të pajtoheni rreth qëllimeve të përbashkëta. Nga tetori do të arrini t’i zgjidhni pjesën më të madhe të gjërave kontestuese dhe do të përpiqeni që më shumë kohë të kaloni bashkë. Deri në fund të vitit në lidhjen tuaj emocionale do të sillni më shumë argëtim.   Nëse jeni të lirë: Do të jeni më shumë të interesuar për takime dhe shoqërime sesa për fillim të lidhjes në shtigje të gjata. Aventurat do t’ju pëlqejnë, mirëpo nuk do të jetë e dëshirueshme të hyni në lidhje sekrete, sepse në të do të hasni në telashe dhe mospajtime. Nga mesi i majit Urani hyn në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të argëtimit dhe do t’ju sjellë njohje me një person të pazakonshëm i cili dallohet për diçka të veçantë nga shumica e personave të cilët i njihni. Mu kjo gjë posaçërisht do t’ju tërheqë. Kjo mund të jetë lidhje e cila ju plotëson, mirëpo vetëm derisa të mos ketë shpresa të mëdha. Ujorët pak më të vjetër në fillim të vitit do të hyjnë në lidhje sipërfaqësore, e cila në fillim do t’u duket interesante mirëpo nga mesi i vitit do të ndërpritet. Vetëm në tetor kur do të njihni dikë që do t’ju interesojë do të jeni në gjendje të filloni lidhje të re.