Horoskopi
Shigjetari
Shigjetari 21 August - 2018
Horoskopi Ditor 16 August - 2018
  • Puna

    Jeni vetvetja, prandaj keni sukses    

  • Shendeti

    Dhimbje e zakonshme qafe

  • Dashuria

    Gjithmonë jini spontan

Horoskopi Mujor August
  • Puna

    Për ju mund të themi se do t’i keni të gjitha të mirat gjatë këtij muaji. Jo pse ju jeni ambicioz apo keni Jupiterin i cili është deri diku edhe faktor i lumturisë, por për shkak që ju jeni një mjeshtër i menaxheringut, i çdo forme bisedimesh dhe prezantimesh, thjesht ju jeni i tillë dhe nuk ka më të mirë se ju. Ruajuni posaçërisht nga dështimi më 11 gusht kur është aspekti i rëndë për para.

  • Shendeti

    Është mjaft i mirë, nuk keni probleme të mëdha.

  • Dashuria

    Jeni të mbyllur emocionalisht për dashuri të madhe. Jo për shkak që keni aspekte të këqija, por për shkak se punoni shumë dhe gjithë energjinë e shpenzoni në punë. Nëse mendoheni pak më mirë, do të ketë njohje të bukura ose nëse tashmë keni njohur dikë. Për ata të cilët janë të martuar do të jetë ky muaj dinamik me plot udhëtime. Shigjetarët të cilët janë në lidhje dashurie mund të presin nervozizëm dhe ndonjë debat, apo grindje në sferën e besimit dhe të tregimit të emocioneve të sinqerta.

Horoskopi Vjetor 2018
  • Puna

    Në fillim të vitit 2018 orientoni angazhimet drejt negociatave rreth projekteve të reja afariste dhe përpiquni që të përmirësoni organizimin, por edhe me kujdes t’i planifikoni veprimet tuaja në sferën afariste. Kushtoni kujdes konkurrencës dhe miqve sekretë, të cilët do t’ju përgojojnë pas shpine. Mos u jepni shkas që t’ju zvogëlojnë prestigjin dhe t’ju prishin planet. Në pjesën e parë të prillit do të keni nevojë të përmirësoni kreativitetin tuaj. Vështirësitë ju presin në sferat e argëtimit, arsimit dhe hotelerisë. Mesi i vitit ju sjell mundësi që të zgjeroni ofertën tuaj me forma të reja të shërbimeve. Kjo nga ju do të kërkojë përshtatje në treg dhe me klientët dhe pranim i rrezikut potencial. Përpiquni që t’i përmirësoni marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Do të keni më shumë sukses në punët ekipore gjatë periudhës së verës. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit është e domosdoshme t’i përfundoni punët e mbetura në sferat e komunikimit dhe të tregtisë. Do të ballafaqoheni me mospajtime dhe vështirësi për shkak të Marsit retrograd. Tremujori i tretë i vitit do t’ju sjellë stabilitet në sferën e punës dhe ngritje në sferën e karrierës, si edhe sukses në udhëheqje. Merkuri, i cili sundon sferën tuaj të punës, në fillim të vitit do të kalojë nëpër sferën tuaj të parave dhe do të bëjë sekstil me Jupiterin, gjë që do t’ju hapet mundësia e investimeve të reja dhe do t’ju japë ide të jashtëzakonshme për krijimin e planeve të reja financiare. Financime të qëndrueshme do të keni gjatë mesit të shkurtit. Pjesa e dytë e prillit nuk ju është e qëndrueshme në sferën e parave. Shmangni investimet e mëdha dhe zvogëloni shpenzimet. Në mesin e vitit do të keni mundësi që të bëni qarkullim më të madh të parave dhe të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Do t’ju arrijnë fitimet nga investimet e mëhershme dhe nga pagesa e kërkesave të mbetura. Gjatë tetorit shmangni kanalet e dyshimta për qarkullim të parave, sepse Venera do të jetë retrograde në shenjën e Akrepit. Shigjetarët e papunësuar do t’i kenë të gjitha informacionet e nevojshme dhe shpesh do të konkurrojnë në vende të lira të punës, gjë që do t’u sjellë punësime të reja. Shanset më të mira do t’i kenë në prill dhe gusht.

  • Shendeti

    2018-a është viti ideal që të bëni gjumë normal. Ushtroni rregullisht dhe ushqehuni shëndetshëm. Do t’ju duhen më shumë muaj që t’ia ktheni balancën organizmit tuaj, prandaj nisjani nga fillimi i vitit dhe ndryshoni çdo gjë që nuk i kontribuon integritetit tuaj. Mendoni për marrje të vitaminave si shtesë ushqimit të shëndetshëm. Bëhuni të qëndrueshëm dhe ushtroni së paku gjysmë ore në ditë. Shëndeti juaj mendor ka luftuar mjaft vitin që shkoi dhe ushtrimet do të ndihmojnë shumë që të ktheni formën e mirë. Ky vit do të kërkojë shumë energji nga ju, prandaj siguroni vetes gjumë të qetë dhe pushim mendor.

  • Dashuria

    Nëse jeni në lidhje: Partneri juaj dhe ju në tremujorin e parë të vitit do të jeni në humor të mirë, do të kaloni kohën duke planifikuar qëllimet e përbashkëta dhe shpesh do të shkoni në udhëtime të shkurtra. Do të kënaqeni me biseda lidhur me tema të ndryshme. Në prill është me rëndësi të angazhoheni rreth argëtimit të përbashkët, në mënyrë që në marrëdhënien tuaj të mos futet monotonia. Do të ndieni nevojën për formë të re të aktiviteteve të përbashkëta. Në periudhën verore do të jetë e nevojshme që të angazhoheni t’i mbani premtimet të cilat më parë ia keni dhënë partnerit. Kjo ka të bëjë me një udhëtim të përbashkët në botën e jashtme. Në tremujorin e tretë të vitit partnerit tuaj do t’i nevojitet më shumë kujdes nga ana juaj. Do të jeni të gatshëm t’i ofroni përkrahje dhe do të keni njohuri të mirë se çfarë i duhet partnerit tuaj që ai të ndihet i dashuruar.   Nëse jeni të lirë: Në sferën e dashurisë partneri në muajin prill do të jetë shumë dinamik. Do të njihni personin i cili do t’ju joshë, por njëkohësisht do të keni rreth vetes disa të interesuar për t’u lidhur me ju. Do të jeni në situatë që të zgjidhni midis shumë kandidatëve potencialë, prandaj është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm me rastin e zgjedhjes. Në korrik dhe gusht do të përtërini ish-lidhjen, mirëpo ajo nuk do të zgjasë shumë. Në tetor dhe nëntor do të jeni të prirë të hyni në një lidhje sekrete. Vetëm në fund të vitit do të hyni në lidhje afatgjate. Shigjetarët pak më të vjetër do të investojnë mjaft përpjekje dhe kohë për të tërhequr vëmendjen e personit të cilin do ta njohin në fillim të pranverës. Patjetër duhet të kapërceni pengesa të shumta para se të arrini deri te pjesa kur do të afroheni dhe të filloni lidhjen e re.