Horoskopi
Luani
Luani 19 April - 2018
Horoskopi Ditor 16 April - 2018
  • Puna

    Angazhime të reja  

  • Shendeti

    Konsumoni lloje të ndryshme ushqimi  

  • Dashuria

    Lehtë arrini kënaqësinë

Horoskopi Javor 16 April - 22 April
  • Puna

    Ditëve të ardhshme puna me siguri do të bjerë në plan të dytë. Do të mendoni për botën shpirtërore apo në shtëpinë tuaj do të dëshironi t’i bëni disa risi. Në vendin e punës do të funksiononi me rutinë. Do të punoni atë që duhet patjetër, por do të jeni shpirtërisht indiferent.

  • Shendeti

    Dilni në natyrë.

  • Dashuria

    Ditëve të ardhshme njësoj do të kënaqeni si beqarë me miqtë, apo në çift me personin e dashur. Nuk do të ndieni presion që me çdo çmim do të duhet patjetër të bëheni të afërt me dikë. Do të jeni goxha indiferent ndaj të gjithëve, por me humor të mirë.

Horoskopi Mujor April
  • Puna

    Orientohuni në gjërat pozitive, përkushtojuni rasteve të reja afariste. Përpiquni që nëpërmjet miqve të arrini një punë të re. Do të keni ndihmën e një personi të ri të gjinisë femërore në punë. Gjithsesi, në fund të muajit do të jeni të kënaqur çka do që bëni, keni bërë ndryshime, sepse do të keni më shumë vullnet për punë nga gjysma e prillit.

  • Shendeti

    I shkëlqyeshëm, mirëpo megjithatë kushtoni kujdes ushqimit.

  • Dashuria

    Kushtoni kujdes disa personave të cilët nuk janë nga vendi juaj. Janë të mundshme njohje edhe nëpërmjet punës. Mund të ndodhë që t’i ktheheni një personi nga e kaluara, mirëpo kjo aktualisht edhe nuk është vendim edhe aq i keq. Nëse jeni në lidhje dashurie, ecni rrugës së shkurtër me partnerin.

Horoskopi Vjetor 2018
  • Puna

    Fillimi i vitit 2018 ju është i përshtatshëm të përmirësoni marrëdhëniet me kolegët e punës dhe me personat vartës në punë. Do të zgjeroni ofertën e shërbimeve tuaja. Me vështirësi do të përballeni në sferën publike dhe në marrëdhëniet me partnerët afaristë. Do të jetë e domosdoshme që të bëni kompromise në ato gjëra ku do të hasni në mospajtime në punët e përbashkëta. Projekte të reja do të nisni në prill, mirëpo do të përballeni me situatë jostabile dhe do të zgjidhni shumë gjëra të imëta. Është e nevojshme të perfeksiononi shkathtësitë tuaja. Më 15 maj Urani do të hyjë në shenjën e Demit dhe në sferën tuaj të punës dhe të karrierës, gjë që do t’ju sjellë sfida të reja, situata të papritura dhe përkufizime të reja. Me këto sfida do të mund të përballeni me sukses nëpërmjet punës ekipore dhe me përpjekje që të organizoheni më mirë në marrëdhëniet me bashkëpunëtorët. Venera e cila sundon sferën tuaj të punës dhe të karrierës do të jetë retrograde gjatë tetorit deri në mesin e nëntorit dhe do t’ju ngadalësojë në realizimin e detyrave të punës. Deri në fund të vitit do të përmirësoni pozicionet tuaja dhe do të arrini sukses në sferën publike. Do t’i kushtoni më shumë rëndësi azhurnimit në pjesën e punëve administrative. Në fillim të vitit do t’ju shoqërojnë rrethana të lumtura në sferën e parave të cilat do t’ju ndihmojnë që të shtoni saldon në llogarinë tuaj. Fitime të konsiderueshme janë të mundshme në mars kur Dielli, sunduesi juaj, do të bëjë trigon me Jupiterin. Mund të përfitoni nëpërmjet investimeve në patundshmëri. Nga prilli deri në maj do të përballeni me situatë jostabile në sferën e parave. Qershori ju sjell mundësi të fitimeve të mëdha nëpërmjet planeve sekrete, gjë që do t’ju mundësojnë rrjedhje stabile të financave nëse do të mundë t’i shfrytëzoni favoret të cilat do t’i keni në dispozicion. Në shtator shmangni punët e dyshimta me paratë dhe me rrjedhat jolegale të parave. Merkuri i cili sundon sferën tuaj të parave nga fundi i vitit do të jetë i dobët dhe retrograd, gjë që ju paralajmëron që t’i rregulloni shpenzimet. Luanët e papunësuar do të dinë të tërheqin vëmendjen e opinionit me projektet e tyre, gjë që mund t’u sjellin punë të përhershme. Periudhat e përshtatshme i kanë gjatë marsit, qershorit dhe gushtit.

  • Shendeti

    Vitalë dhe të fuqishëm, do të kenë shëndet të shkëlqyeshëm. Hani ushqim të shëndetshëm, ushtroni ose sa më shumë relaksohuni. Pushimi është në vend të parë në vitin 2018. Do të ndodhin aq ngjarje sa që do të jeni para sfidave që të hiqni dorë nga pushimi dhe ushtrimet, mirëpo kur të veproni kështu, do t’i ndieni efektet. Mbani në mend që për shëndetin më e rëndësishmja është maturia në gjithçka.

  • Dashuria

    Nëse leni në lidhje: Në tremujorin e parë do të kaloni më shumë kohë me partnerin në realizimin e planeve të përbashkëta. Do të jeni të angazhuar edhe rreth familjes, posaçërisht gjatë marsit. Në tremujorin e dytë do të dini t’i bëni surprizë personit të dashur me ide interesante për argëtim të përbashkët. Më shpesh do të dilni bashkë, do të udhëtoni kurdo që t’ju jepet mundësia. Nga fundi i qershorit deri në fund të gushtit Marsi do të jetë retrograd në sferën tuaj të dashurisë. Ajo është koha kur do të jetë e nevojshme të zgjidhni mospajtimet të cilat një kohë të gjatë i keni shmangur. Nga shtatori deri në nëntor do të arrini që lidhjen tuaj ta përmirësoni dhe do ta ndryshoni në mënyrë cilësore qasjen tuaj ndaj partnerit. Gjithashtu do të realizoni harmoni më të mirë dhe afërsi të nevojshme në marrëdhënie me partnerin.   Nëse jeni të lirë: Dëshironi të dukeni joshës, andaj edhe në vitin 2018 do të dini që të rregulloheni mirë, që të theksoni pamjen tuaj dhe që të joshni të tjerët kudo që të shfaqeni. Do të filloni aventura dashurore me lehtësi ose paraprakisht me kujdes do të zgjidhni personat të cilët ju përshtaten për lidhje të shkurtra. Gjatë periudhës verore do të njihni një person me të cilin do të keni joshje reciproke shumë të fuqishme. Do të fillohet si aventurë, mirëpo deri në fund të vitit do të shndërrohet në lidhje serioze. Do të jeni të magjepsur me partnerin. Luanët pak më të vjetër do të përpiqen që fillojnë lidhje e cila do të jetë stabile dhe në shtigje të gjata. Problemi është që vështirë do të takojnë kandidatë potencialë. Gjasa të volitshme që përfundimisht të fillojnë lidhjen e dëshiruar do t’u ofrohen nga mesi i nëntorit.