Horoskopi
Gaforrja
Gaforrja 22 November - 2017
Horoskopi Ditor 22 November - 2017
  • Puna

    Dorëzoheni lehtë  

  • Shendeti

    Mbroni sytë nga dielli  

  • Dashuria

    Jeni mbyllur në vetvete

Horoskopi Javor 20 November - 26 November
  • Puna

    Nuk dëshironi që askush të ndryshojë orientimin tuaj afarist, as të drejtojë planet tuaja. Dini të arrini atë që dëshironi, pa marrë parasysh komplikimet e ndryshme të cilat ju shoqërojnë apo pakënaqësitë e kolegëve. Me padurim po prisni që t’i shihni rezultatet konkrete të përpjekjeve tuaja, sepse keni nevojë për mjaft para që të filloni punë të reja. Patjetër duhet të përshtateni me kushtet e reja të punës, të cilat do të kërkojnë që të komunikoni me njerëzit me të cilët nuk keni shumë pika të përbashkëta. Janë të mundshme marrëdhënie të tendosura me kolegët, posaçërisht me një Bricjap apo Dash, të cilët nuk kanë mjaft mirëkuptim për ju.

  • Shendeti

    Sugjerimi – Përmirësoni kondicionin psiko-fizik.

  • Dashuria

    Nuk po pranoni kompromise emocionale të cilat partneri jua propozon. Mirëpo, as vetë nuk e dini drejtimin në të cilin do të duhej të niseshit për t’i zgjidhur problemet dashurore.

Horoskopi Mujor November
  • Puna

    Para se të merrni ndonjë vendim çfarëdo qoftë, mendoni mirë. Mosmarrëveshjet me familjen do të ndikojnë negativisht në suksesin tuaj afarist, andaj më mirë është që më parë t’i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet dhe vetëm atëherë të filloni afarizmin e ri. Gaforret e papunësuara i pret një ofertë e shkëlqyeshme afariste.

  • Shendeti

    Përdorni ilaçe natyrale, flini mjaft dhe shëndeti do të mund të përmirësohet dukshëm.

  • Dashuria

    Do t’i bëni për vete njerëzit me karizmin kudo që të shfaqeni, gjë që do t’ju sjellë mjaft raste për lidhje romantike. Megjithatë, këto do të jenë lidhje të shkurtra pa perspektivë. Gaforret të cilat tashmë kanë thënë Po-në fatlume do të jenë para tundimit që të kërkojnë kënaqësi jashtë bashkësisë së tyre martesore, që mund të jetë shumë me rrezik dhe të zbulohen shpejt.

Horoskopi Vjetor 2017
  • Puna

    Për shkak të shtimit të vëllimit të detyrave në vendin e punës do të keni pak kohë për pushim, ndërkaq situata financiare do të mund t’ju detyrojë të kërkoni punë plotësuese. Në shkurt, në planin profesional janë të mundshme ndryshime të mëdha madje ka gjasa që të ndërroni kompaninë apo të shkoni të punoni në botën e jashtme. Nuk do ta keni përherë të lehtë, mirëpo zelli dhe angazhimi juaj më në fund do të shpërblehen.

  • Shendeti

    Menjëherë pas kremtes, organizmi do t’ju sinjalizojë që për të duhet të kini më shumë kujdes. Ushqimi i pashëndetshëm dhe mënyra e jetesës do t’jua dobësojë imunitetin, ndërsa pasojat do të filloni t’i ndieni që në muajin prill. Nëse ndieni çfarëdo vështirësi në frymëmarrje, në qershor gjithsesi shkoni në kontroll te mjeku, ndërkaq në shtator bëni një kontroll sistematik.

  • Dashuria

    Sinqeriteti dhe besimi i ndërsjellë do të jenë parakusht i marrëdhënieve të harmonishme me partnerin. Gjërat të cilat i keni heshtur do të fillojnë të dalin në sipërfaqe që në janar dhe do të sjellin deri te sqarimi i çështjeve të rëndësishme, por për të qenë i kënaqur me rezultatin duhet të zbuloni se çfarë në të vërtetë dëshironi, madje qartë t’i bëni me dije. Nëse është për t’u besuar atyre, beqarët dhe beqaret deri në gjysmën e tetorit do të binden që surprizat janë gjithsesi të mundshme.