LAJMI I FUNDIT:

Hodaj për paditjen e Serbisë për gjenocid: Do përfshihen persekutimet, fshehjet e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi

Hodaj për paditjen e Serbisë për gjenocid: Do përfshihen persekutimet, fshehjet e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi

Avokati  Taulant Hodaj, beson se në padinë të cilën kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, do ta ngrisin ndaj Serbisë për gjenocid ndaj popullit të Kosovës në luftën e fundit, do përfshihen persekutimi i shqiptarëve, fshehja e trupave dhe transportimi i tyre në Serbi.

Hodaj, në një intervistë për mediumin ‘Al Jazeera’  ka thënë se provat e siguruara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (ICTY), ku vërtetohet se ekzistonte një plan i institucioneve në Serbi për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Kosova, përfshirë fshehjen e trupave dhe transportimin e tyre në Serbi, do jenë pjesë e padisë.

“Unë besoj se provat e siguruara nga ICTY, ku vërtetohet se ekzistonte një plan i institucioneve në Serbi për dëbimin sistematik të shqiptarëve nga Kosova, përfshirë fshehjen e trupave dhe transportimin e tyre në Serbi. Çështje të tilla dhe çështje të tjera të ngjashme përbëjnë bazën për një proces gjyqësor. Ka prova të tjera dhe ngjarje të tjera që do të dokumentohen mirë dhe që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor”, ka deklaruar avokati Hodaj.


Hodaj, i cili është pjesë e listës së avokatëve të akredituar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se një padi e tillë nuk duhet të ndërlidhet me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë besoj se kërkimi i drejtësisë dhe ndëshkimi i atyre që kanë kryer krime lufte, përfshirë gjenocidin, nuk duhet të jetë pengesë për faktin se një çështje e tillë do të trajtohet dhe vendoset nga një forum ndërkombëtar, në këtë rast GJND”, ka deklaruar ai në intervistë.

Ndër të tjera, ai ka thënë se meqë Kosova nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, duhet të konsultojë ndonjë shtet anëtar që vepron në emër të Kosovës. Të rrugës, Hodaj e ka parë të jetë Shqipëria zgjedhja e parë, por edhe vendet si Holanda e Britania e Madhe, për të cilat thotë se kanë traditë më të madhe në të drejtën ndërkombëtare.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori