Cilat ishin sulmet vetëvrasëse të vrasësve mesjetarë arabë dhe të anarkistëve të shekulli XIX? Sa kamikazë japonezë janë vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore? Cilat janë aksionet vetëvrasëse të Hejzbullahut dhe të Hamasit palestinez? Cili është aktiviteti i grupeve radikale islamike në Azi dhe Afrikë? Si u krye sulmi terrorist mbi Qendrën Botërore të Nju – Jorkut? Si u formua dhe si vepronte rrjeti terrorist i Bin Ladenit?
Misionet vetëvrasëse të Hejzbullahut dhe Hamasit kanë gjeneruar shtangie dhe terror të madh. Nëse, sipas besimit së shekullit XIX, terrorizmi ishte propaganda përmes veprave, misioni terrorist vetëvrasës ishte më tepër se një propagandë e tillë. Përshtypja e krijuar, nga njerëzit e gatshëm për ta sakrifikuar veten, ishte se kauza duhet të jetë e vlefshme dhe e pathyeshme. Por, në fakt, pothuaj çdo aspekt i misioneve vetëvrasëse është zmadhuar: karakteri i tyre, numri i rekrutëve, motivi i tyre dhe pasojat e sulmeve, transmeton Telegrafi.
HEJZBULLAHU, HAMASI DHE “TIGRAT” E TAMILIT
Misionet vetëvrasëse janë kryer për aq kohë sa kanë zgjatur luftërat. Vrasësit mesjetarë, një nga sektet e para dhe më të njohura terroriste, ishte e specializuar në misionet vetëvrasëse. Shumicat e akteve terroriste të shekullit XIX ishin misione vetëvrasëse sepse bombat duhej të hidheshin nga distancat e vogla dhe gjasët ishin tepër të mëdha që terroristi do ta vrasë veten. Misionet vetëvrasëse ishin pjesë edhe e traditës terroriste të revolucionarëve socialistë të Rusisë. Boris Savinkov, komandanti i BO-së, dega luftarake e partisë së revolucionarëve socialist, në vitet e para të shekullit të kaluar, kujtonte se të rinjtë, me të cilët ai përegatiste sulmet, konkurrojnë për nder, për të pranuar që të vdesin, qoftë nga bombat e tyre, apo, nëse kapen, nga dënimi me vdekje. Shanset për të ikur ishin pothuaj zero.
Më 1908, në novelën “Kali i zbehtë”, terroristi Xhorxh thoshte se nuk ka jetë dhe dashuri, vetëm pushtim shtangës të vdekjes. Preokupime të ngjashme me vdekjen mund të gjenden edhe te lëvizjet fashiste në të 1920-at dhe 1930-at, si te legjioni rumun i Arkangjel Mihajlit (Archangel Michael) dhe te përcjellësit e Hoze Prima de Riverës (Jose Primo de Rivera) në Spanjë.
Në traditën kulturore japoneze vetëvrasjet luanin rol esencial; është e njohur se deri në fund të Luftës së Dytë Botërore 2.000 pilotë janë paraqitur për misionet kamikaze. Inspektori policor Bint Sing (Beant Singh), truproja e Indira Gandit (Indira Gandhi), i cili e vrau kryeministren, e mendonte veten si martir. Ai tha se Zoti do ta shpërblejë për atë që ka bërë. Në mesin e grupeve të sotshme terroriste “tigrat” e Tamilit dallohen për misionet vetëvrasëse, sepse aty femrat marrin pjesë aq shpesh sa edhe meshkujt. Një sulm i njohur, i kryer më 1989 nga “Komandanti Miler”, i cili ngaste kamionin me municion në kasermën ushtarake në Gadisullin Xhavnuh, vrau 39 ushtarë. Viktimat në vazhdim të misioneve të tilla përfshijnë kryeministrin indian Raxhiv Gandi (Rajiv Gandhi), i vrarë nga “tigri” femër në maj të vitit 1991, dhe nënkryetari i Shri Lankas, Ranasinj Primadasi (Ranasinghe Premadase), në hekurudhën Një Maji, më 1993. Kishte edhe misione tjera të tilla në Shri Lankë. PKK-ja kurde ka kryer tri misione vetëvrasëse më 1996, një në paradën ushtarake në Tunçeli, në të cilën 9 ushtarë janë vrarë dhe më vonë në Adana dhe Sivas.
VETËVRASËSIT JANË NJERËZ PRIMITIVË DHE JOINTELEGJENTË
Është vështirë të flasësh për lëvizjet terroriste, të cilat nuk janë angazhuar në misionet vetëvrasëse. Praktikisht, të gjitha sulmet kundër figurave kryesore publike, në shtetet që kanë dënime kapitale, janë misionet vetëvrasëse. Sulmet janë kryer në afërsi, viktima e menduar është zakonisht e mbrojtur dhe, si pasojë, shanset e vrasësit për ikje janë të vogla apo të pamundshme.
Kur Hamasi lansoi misionet vetëvrasëse në Liban dhe më vonë në Izrael, mediat i paraqisnin ata si diçka të re dhe të padëgjuar. Të dhënat, që kanë të bëjnë me misionet vetëvrasëse të Hamasit dhe Hejzbullahut, janë si në vazhdim: në mes të vitit 1982 dhe 1998 pothuaj 50 sulme të tilla janë kryer kundër Izraelit dhe Libanit, përfshirë edhe ato të dështuara – tri gjatë vitit. Hejzbullahu kurrë nuk e bëri sekrete përfshirjen e saj në aktet e tilla, por Hamasi po dhe përgjegjësia zakonisht është bartur te organizata misterioze e quajtur Xhihadi Islamik, sikur që Fatahu në fillim e përdorte si mburojë Shtatorin e Zi. Fshehtësia ka të bëjë pjesërisht me dyshimet e caktuara fetare lidhur me këto “akte martire”. Kur’ani, në parim, nuk lejon vetëvrasjen; në anën tjetër, është detyrë fetare që të luftohet dhe të vdiset për Allahun dhe për Islamin. Në teori martiri duhet t’i nënshtrohet vullnetit të Allahut dhe duhet të jetë vendimi i tij personal për të vepruar kështu. Në praktikë kandidatët për martirë janë të indoktrinuar, të zgjedhur nga lidershipi dhe të bindur se pas vdekjes së tyre do të ketë përkujdesje për familjet e tyre. Ndonëse kjo mund të tingëllojë palidhje, kjo është një formë e martirizimit deluks: terroristëve rusë dhe ushtarëve japonezë nuk u janë premtuar shpërblimet e tilla. Jo vetëm që martiri islamik do të jetojë në parajsë, që do të banojë në pallate të arta, duke ngrënë ushqim të mirë dhe i përcjellë nga femrat e bukura, por familjeve të tyre do t’iu paguhet një bursë mujore. Për dallim nga këta, martirët, kudo tjetër, kanë bërë vetëvrasje nga ndjenja e obligimit, pa shpresë për ndonjë shpërblim, shpirtëror apo material.
Ahmet Bedin (Ahmed Baydun), një psikiatër arab, ka thënë se misionet vetëvrasëse mendohen të jenë manifestim i besimit fetar dhe i fuqisë ushtarake. Ndërmarrja e misioneve të tilla shtron rrugën për t’i dhënë kuptim jetës apo, ndryshe, lirimit nga ajo. Por, ai po ashtu bën me dije se aksionet e tilla i izolojnë martirët nga realiteti i botës, e izolon Hejzbullahun brenda shoqërisë arabe.
Duke se martirët islamikë janë shumë fetarë dhe mjaftë primitivë; se posedojnë inteligjencë dhe imagjinatë mesatare. Por, ka shumë të rinj tjerë te të cilat këto karakteristika mund të barten dhe vetëm një pjesë e tyre është e gatshme të konsiderohet për kandidatë vetëvrasës.
PËRHAPJA E TERRORIZMIT RADIKAL ISLAMIK NË AFRIKË DHE AZI
A është ky fraksion më fetar se të tjerët apo më të përkushtuar ndaj detyrave, më shumë idealistë apo më shumë të gatshëm që ta sakrifikojnë veten se të tjerët; apo a janë këta njerëz me të cilët mund manipulojnë lehtë stervitësit e tyre? A është ndoshta kjo prirje për të mbivlerësuar elementet religjioze, të cilat nuk luanin rol në Rusi, Shri Lank apo Japoni? Këto çështje duhet të studiohen në detaje, pasi që ka tendenca që të merret si formale shpjegimi zyrtar i dhënë nga stërvitësit e martirëve.
Ndoshta kjo mund të arsyetohen në situatën kur përkrahësit janë të pashpresë, saqë vetëvrasja vlerësohet si mjeti i vetëm i rezistencës kundër të pafeve. Por, kjo s’është kështu. Nëse izraelitët ishin të gatshëm të dorëzojnë Gazën dhe pjesët tjerët të territoreve të okupuara, kjo është bërë kryesisht për shkak të Intifadës, që është më shumë një kryengritje masive sesa një ushtruese e terrorizmit individual. Kjo duket se do të ketë ndikim te liderët e Hejzbullahut dhe Hamasit. Kurrë nuk kishte vendim formal për të ndërprerë përgjithmonë misionet vetëvrasëse, por për periudha të gjata nuk kishte sulme të tilla dhe është vështirë të besohet se arsyeja për këtë qëndron te mungesa e kandidatëve (ndonëse kjo megjithatë mund të luante rol); ka më shumë gjasa që këta liderë kanë kuptuar se strategjia e martirizimit jep rezultate të vogla dhe se duhet të përdoret në ndërlidhje me format e tjera të dhunës.
Grupet radikale islamike janë angazhuar në veprimtaritë terroriste në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore, ata kanë zgjeruar aktivitetet e tyre në Afrikën Lindore, në Azinë Qendrore dhe në nënkontinentin indian. Në disa shtete laike, me traditë të tyre terroriste, si Siria dhe Libia, fanatikët religjiozë që janë angazhuar në aktivitete terroriste, ishin të pasuksesshëm, kryesisht për shkak se janë ballafaquar me aparatin e pamëshirshëm të sigurimit që është infiltruar në këto organizata dhe i ka shtypur ato. Diku tjetër, si në Egjipt, terrorizmi ishte endemik me dekada të tëra. Shumica e këtyre grupeve është degë e Vëllazërisë Myslimane.
TERRORIZMI NË EGJIPT
Gjatë dy dekadave të fundit Xhama’at Islamija ishte grupi kryesor, aktivitetet e të cilit janë koncentruar në Kajro dhe në dy regjione të Egjiptit të Epërm, në Asjut dhe në Minia. Pas një periudhe të qetësisë relative, vala e re e operacioneve terroriste filloi më 1992, me sulmet që marrin 286 viktima më 1994, 375 më 1995, dhe 202 më 1996. Caqet kryesore të terrorizmit radikal islamik ishin policët dhe gjykatësit, armiqtë e tyre tradicionalë, banorët e fshatrave kopte, të krishterë sipas religjionit, dhe turistët e huaj, siç ishte vrasja në Luksor, më 1997. Sulmet kundër autobusëve që bartnin tursitët e huaj dhe hotelet që kujdeseshin për vizitorët e tillë paraqesin pjesë integrale të kësaj strategjie; qëllimi ishte që të minohet autoriteti i qeverisë dhe që të shkaktohet destabiliteti ekonomik në vendin ku turizmi luan rol të rëndësisë së madhe.
Këto grupe terroriste egjiptiane kanë tentuar që ta bartin terrorin jashtë. Ka pasur tentime për ta vrarë presidentin Mubarak gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Etiopi. Tentime të ngjashme janë bërë ndaj ministrit të brendshëm egjiptin dhe të ambasadës egjiptiane në Islamabad, Pakistan, e cila është është bombarduar më 1995, ku kanë humbur jetën 16 vetë. Terroristët arabë, me egjiptianin Sheik Omar Abdyl Rrahman (Sheikh Omar Abdul Rahman), i cili sillet si lider i tyre, janë përfshirë në bombardimin e Qendrës Botërore Tregtare në Nju-Jork, më 1994. Në Egjipt vendimi për t’u angazhuar në operacionet jashtë vendit kishte gjasa të vogla që të ketë ndikim të brendshëm, nuk ishte shprehje e fuqisë, por e dobësisë. Kjo dëshmon se policia egjiptiane i takon linjës së ashpër, që arreston mijëra vetë dhe ekzekuton qindra të tjerë. Ndonëse kjo nuk ka eliminuar terrorizmin, kjo këtë e bëri më të rrallë. Grupet radikale islamike janë reduktuar në sulme të rastit, kryesisht në bastioniet e tyre të Egjiptit të Epërm, ku shoqatat e Minias dhe të Asjutit ishin shtylla të fundamentalizmit dhe të Vëllazërisë Myslimane për një kohë të gjatë. Propaganda terroriste, që nxiste popullatën drejt dhunës sektare, shtrihet në këtë tokë pjellore të Egjiptit, ku koptët e krishterë e përbëjnë 20 për qind të popullatës. Propaganda është e udhëhequr kundër të gjitha elementeve laike dhe kundër udhëheqësisë së Egjiptit, të cilët sulmohen si laik të korruptuar. Madje edhe reformatorët e butë islamikë ishin cak i sulmeve të tyre, përfshirë këtu edhe Nagib Mafuzin (Naguib Mahfouz), fituesin e Çmimit Nobel për literaturë, i cili e megjithatë e mbijetoi sulmin. Përkrahja financiare e Vëllazërisë Myslimane dhe e degëve të saj ofrohej nga qeveria saudite deri në të 1990-at, e pas kësaj, nga Irani.
TERRORIZMI NË ARABINË SAUDITE
Në Sudan dhuna e brendshme është manifestuar më shumë në formë të luftës së zgjatur civile sesa në formë të terrorizmit. Në fakt, qeveria ushtarake që erdhi në pushtet si rezultat i puçit të vitit 1989, ka ofruar trajnime dhe ka ndihmuar grupet terroriste nga të gjitha viset e botës, e sidomos ato nga shtetet arabe dhe myslimane. Entuziazmi fetar pa dyshim se luan rol në terrorizmin shtetëror sudanez e po ashtu edhe shpresa për të pranuar donacione nga sponsorët e pasur për shtetin më të varfër në Afrikën Veriore.
Arabia Saudite ka përjetuar sulme terroriste në vitet e fundit, por këto më shumë paraqesin luftë për pushtet sesa një ortodoksi islamike. Ligji fetar, sheriati, ka qenë gjithmonë ligj në Arabinë Saudite dhe në këtë aspekt dinastia vështirë se mund të gjykohet nga islamistët. Kundërshtarët e tyre pohojnë se liderët sauditë nuk janë aq sa duhet fanatikë për urrejtjen e armiqve të islamit, si Amerika, dhe se janë të pasur dhe të korruptuar. Por, antagonisti kryesor i regjimit saudit, Osama bin Laden (Usama bin Ladin), i cili ka organizuar sulmet terroriste në Kartum dhe më vonë në Afganistan, përfshirë këtu edhe bombardimin e ambasadës amerikane në Najrobi dhe Dar es Salam, më 1998, është miliarder që ka përfituar nga korrupsioni të cilin ai e akuzon. Prandaj, ky nuk është rast i luftës së klasave në mes të popullistëve të varfër dhe të elitës shumë të pasur feudale, por më tepër luftë për pushtet në mes të elitave rivale, përmes një beteje islamike për copën e tyre të tortës.
Ishin dy sulme kryesore në tokën saudite, një në nëntor 1995 në Shtabin e Gardës Nacionale të Riadit, ku 7 persona vdiqën si rezultat i bombës në veturë; gjatë sulmit të dytë në qershor 1996, në bazën ushtarake Kalaja e Kubarit afër Dahranit, 19 ushtarë amerikanë vdiqën dhe 500 të tjerë u lënduan gjatë eksplodimit të kamionit me naftë. Shumë grupe të panjohura më herët, si Lëvizja për Ndryshim dhe Tigrat e Gjirit, marrin përgjegjësinë, por ende nuk është vërtetuar nëse sulmi mbi bazën ushtarake është kryer nga nacionalistët suni apo shiit sauditë, apo nëse në të janë përfshirë agjentët iranianë dhe veteranët afganë. Sauditët kanë përkrahur Vëllezërinë Myslimane në botën myslimane edhe kur ajo është angazhuar në dhunë, ndoshta se kjo ishte mjet i blerjes së imunitetit nga sulmet. Në anën tjetër, sauditët kanë marrë masa energjike kundër sulmeve ndaj të huajve në shtetin e tyre.
TERRORIZMI KURD
Është vështirë ta mendosh një vend të Lindjes së Mesme e që nuk ka përjetuar terrorizmin kohëve të fundit. Prejashtim ndoshta bëjnë diktatorshipët e ashpër si Irani dhe Iraku, ku i vetmi terrorizëm është ai i ushtruar nga lart. Në ditët e para të regjimit të Homeinit (Khomeini) terrorizmi ishte mjaft prezent, si në qershor 1981, ku gjatë një sulmi të vetëm, 12 ministra qeveritarë dhe 28 anëtarë të parlamentit janë vrarë. Sidoqoftë, kur forcat shtetërore u bënë më efektive, organizatat opozitare terroriste janë shkatërruar, duke transferuar veprimet e tyre jashtë, në Irak, në Evropën Perëndimore, dhe në Amerikën Veriore. Por, me dezintegrimin e të dy diktatorshipeve, rikthimi i terrorizmi është më se i mundshëm në vitet në vijim.
Gjetiu, në Afganistan apo Somali, dhe në një shkallë më të vogël në Tagjikistan, terrori individual ishte prezent, por ishte relativisht e parëndësishme ndaj dhunës kolektive. Në një mënyrë indirekte, Afganistani ishte i rëndësishëm për përhapjen e terrorizmit, pasi që shumë vullnetar që janë trajnuar atje për të luftuar rusët, më vonë përdorën përvojat e tyre në pjesët tjera të botës, përfshirë Pakistanin dhe botën arabe, prej nga shumë vullnetarë kanë ardhur. Ata kanë luajtur rol kryesor në terrorizmin e botës myslimane në të 1990-at.
Në shtetet më të vogla të Gjirit Persik, si Bahreini, i cili ka minoritete etnike dhe fetare, si dhe forca të huaja të punës, operacionet terriste janë drejtuar kundër qeverisë dhe në disa raste kundër “të huajve”. Por, jo i tëri ky terrorizëm ishte fundamentalist apo i karakterit radikal islamik. Terrorizmi ka ekzistuar në Lindjen e Mesme para fundamentalizmit dhe, sipas të gjitha gjasëve, ajo do të vazhdojë edhe pasi që fundamentalizmi të zhduket. I tillë është rasti i Turqisë. Ka lëvizje të forta fundamentaliste në Turqi, por shumica e terrizmit buron nga palët tjera, mbi të gjitha nga PKK-ja kurde, Partia e Punës e Kurdistanit dhe nga Devrimçi Sol, grupi revolucionar marksist-leninist, i cili aktivitetin më të madh e kreu në të 1970-at, por që ende sorollatej në të 1990-at. PKK-ja kurde nisi si parti e të majtës ekstreme, e udhëhequr nga një grup i vogël i intelektualëve në universitetet turke. Ajo nuk ishte fillimisht pjesë e lëvizjes nacionale kurde, e cila, e udhëhequr nga prijësit tradicionalë, ka luftuar me dekata për shtetin kurd. Përkundër madhësisë, përçarjet e brendshme të lëvizjes i kanë ndaluar ata që të shënojnë përparime, madje edhe në kohën kur antagonistët e saj, si Sadam Huseini, janë dobësuar.
SULMET MBI TURQIT NË EVROPË
PKK-ja nuk ishte shumë e pranishme në mesin e kurdëve të Irakut, përveç kur provonte që t’i mbrojë nga sulmet e forcave të armatosura turke. Sidoqoftë, ajo ishte shumë aktive në Turqi, sidomos në vitet e 1990-a, kur ajo kuptoi se joshja ka marksist-leninizmi nuk do të jetë kurrë i mjaftueshme për të krijuar një bazë të fortë. Grupi e transformoi veten në një grup nacionalist radikal, e cila në asnjë mënyrë nuk ishte e karakterit religjioz.
PKK-ja ishte aktive kundër punëtorëve turq në Evropë, sidomos në Gjermani, ku shumica e demonstrimeve rrugore, në vitet e fundit, është nxitur nga militantë e saj. Prej 500.000 kurdëve, sa jetojnë në Gjermani, më pak se 10.000 janë anëtarë të PPK-së, por ata ishin shumë aktivë, duke sulmuar agjencionet e udhëtimit dhe institucionet tjera turke në Evropë. Sulmet kurde të shkallës së lartë detyruan Gjermaninë më 1993 që ta ndalojë partinë, si kërcënim për rendin publik. Sipas dëshmive, partia financon ativitetet e saj po ashtu edhe nga kontrabanda e drogës.
Aktivitetet e PKK-së brenda Turqisë janë brenga jonë kryesore. Aktivitetet e saj janë koncentruar në Turqinë juglindore dhe janë realizuar në shkallë të lartë, sidomos pas vitit 1991. Ato arritën kulminacionin më 1994 kur, sipas statistikave kurde, më shumë se 4.000 militantë janë vrarë, si dhe mijëra civilë dhe mijëra ushtarë e policë turq. Në përgjithësi, numri i viktimave, mes viteve 1985 dhe 1996, është afro 20.000. Sipas zëdhënësit turk, terrorizmi kurd është i pajustifikuar, sepse kurdët mund të bëjnë presion për kërkesat e tyre, më shumë përmes politikës sesa akteve terroriste. Në praktikë, aktiviteti politik do të dështojë sepse ata që punonin për autonominë kurde janë arrestuar si tradhtarë dhe separatistë dhe janë akuzuar për kërcënimin e integritetit territorial të shtetit turk.
Lufta ishte e ashpër në të dy anët. Militantët kurdë, si algjerianët, janë angazhuar në vrasje pa dallim (mësuesit ishin një nga caqet kryesore) dhe në rivalitetet personale në mes të lidershipit që kanë shpier në gjakderdhje edhe brenda kierarkisë.
FUNDAMENTALIZMI NUK KA MONOPOL NË LINDJEN E MESME
E kaluara marksiste e PKK-së nuk e ka ndaluar atë që të mos kooperojë me forcat islamike të së djathtës ekstreme turke, e cila shtiret si më e gatshme që të bëjë koncesione për kurdët, për dallim nga qendra laike dhe e majta. Deri në vitin 1998, përkraha për PKK-në vinte nga Siria dhe në një masë më të vogël nga Irani, e cila, për arsyet e saja, ishte e interesuar që ta dobësojë qeverinë e Ankarasë apo, si në rastin e Sirisë dhe të Irakut, në përfitimin e koncesioneve më të mëdha nga Turqia lidhur me furnizimin me ujë që kontrollohet nga turqit. PKK-ja është trajnuar në Luginën Beka të Libanit dhe një pjesë e konsiderueshme e armatimit të tyre dhe ndihmat tjera kanë ardhur nga sirianët. Natyrisht, varësia e tillë nga fuqitë e huaja është e rrezikshme, pasi që këtë kurdët e dinë nga përvojat e tyre të hidhura. Ekziston gjithmonë një rrezik që patronët do t’i lëshojnë ata herët ose vonë, si në rastin e Sirisë, më 1998. Lufta kurde tregon, në çdo aspekt, se fundamentalizmi nuk ka monopol, kur është në pyetje terrorizmi në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/
– fund –
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Emërimet e administratës së Trumpit ende duhet të verifikohen – por si bëhet kjo?
Paralajmërime të reja për përmbytje në Spanjë ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit
FBI ofron 25 mijë dollarë shpërblim për informacion mbi zjarret në kutitë e votimit në Uashington dhe Oregon
Sicilia përmbytet nga reshjet e shiut - pamje që tregojnë shkatërrimin në shkallë të madhe nga stuhia
Parashikoi me saktësi fitoren e Donald Trumpit, FBI kryen bastisje në apartamentin e pronarit të bastores
Komandanti ukrainas i njohur me nofkën “Gjeniu” zbulon armën më efektive perëndimore
Rusët kanë dy probleme të mëdha në Kursk
Shkencëtarët zbulojnë koralin më të madh në botë – aq i madh sa mund të shihet nga hapësira
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë