LAJMI I FUNDIT:

Historia e djaloshit me karrocë, që udhëtoi 4 mijë kilometra për ta parë kombëtaren

Historia e djaloshit me karrocë, që udhëtoi 4 mijë kilometra për ta parë kombëtaren

Katër mijë kilometra për të ndjekur nga afër Kombëtaren Shqiptare në Francë.

Kjo është historia e pabesueshme e një të riu shqiptar, i cili vuan nga një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të ulet në një karrige me rrota.

Kualifikimi i Shqipërisë në Evropian i ndryshoi jetën 25-vjeçarit, Dritan Doda, i cili jeton në Itali që prej vitit 1998. Pasioni i tij për fanellën kuqezi dhe futbollin e detyroi familjen t’i bënte një surprizë për të ndjekur nga afër dy ndeshjet e para të Shqipërisë në Lyon dhe Marseille.


4 mijë kilometra me një rulotë edhe pse në gjendje të rënduar shëndetësore për djalin, pasioni i të cilit për futbollin nuk ka kufi ndërsa zemrën e tij vazhdon ta mbajë në jetë dashuria për Kombëtaren.

Një histori dashurie që i bashkon të gjithë shqiptarët rreth një qëllimi sepse vetëm futbolli dhe kombëtarja kuqezi mund të injektojnë grimca gëzimi edhe në jetën e vështirë të një të riu që vuan prej vitesh nga sëmundja e rëndë.

Dritani golin e tij tashmë e ka shënuar, ndërsa Kombëtarja Shqiptare Evropianin e ka fituar. 25-vjeçari është tifozi numër 1 i Shqipërisë në shkallët e stadiumit, ndërsa djemtë kuqezi i dhuruan emocionet më të pabesueshme të jetës së tij.

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori