LAJMI I FUNDIT:

Hidhet shorti, ekipet U19 të Kosovës dhe Shqipërisë mësojnë rivalët për kualifikueset e Evropianit 2022-2023

Hidhet shorti, ekipet U19 të Kosovës dhe Shqipërisë mësojnë rivalët për kualifikueset e Evropianit 2022-2023

Ekipet përfaqësuese të Kosovës U-19 dhe Shqipërisë U-19 kanë mësuar tashmë kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2022/23.

Shorti i hedhur përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë.

Ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mësuar tashmë kundërshtarët, me Dardanët që do të kenë një grup paksa më të lehtë se kuqezinjtë.


Kosova U-19 që drejtohet nga Ramiz Krasniqi është shortuar në Grupin 3 me ekipet si Ukraina, Qipro dhe Suedia.

Shqipëria U-19 që drejtohet nga trajneri Armando Cungu është shortuar në Grupin 7 ku përballë do të ketë Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë.

Pas konsultimeve mes federatave dhe UEFA-s është vendosur që ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Evropianin U-19 do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.

Në bazë të rregullores dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round” së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori