LAJMI I FUNDIT:

Heshtje në Korenë e Veriut lidhur me takimin Kim Jong-Un dhe Donald Trump

Heshtje në Korenë e Veriut lidhur me takimin Kim Jong-Un dhe Donald Trump

Pas lajmit të bujshëm se Trump ka pranuar të takojë Kim Jong-un, tashmë në Korenë e Veriut ka rënë heshtja. Koreja e Jugut thotë se nuk ka marrë ende një përgjigje nga Peniani lidhur me takimin që Trump pranoi të merrte pjesë.

Zyrtarët e Koresë së Jugut deklaruan se Kim ishte gati të hiqte dorë nga armët bërthamore. Detajet për bisedimet e planifikuara mbeten ende të paqarta, pa asnjë marrëveshje mbi vendndodhjen apo agjendën.

Ndërkohë, analistët janë skeptikë rreth asaj që mund të arrihet përmes bisedimeve duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve të përfshira.


“Ne nuk kemi parë apo marrë një përgjigje zyrtare nga regjimi i Koresë së Veriut në lidhje me samitin që do mbahet mes saj dhe SHBA-ve. Mendoj se ata po i afrohen kësaj çështjeje me kujdes dhe se kanë nevojë për kohë për të organizuar qëndrimin e tyre”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Bashkimit të Koresë së Jugut të hënën, shkruan Telegrafi.

Propozimi befasues për një samit të përbashkët vjen pas më shumë se një viti retorike urryese mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori