Përfaqësuesit e BDI-së në Qeveri heshtin për çështjen e balancuesit për punësimet në institucionet publike dhe shtetërore. Pasi dje zv/kryeministrja Sllavica Gërkovska deklaroi se balancuesi është i pavlerë dhe se keqpërdoret për tu punësuar qytetarë të etniteteve të ndryshme, nga BDI sot nuk kanë folur.
Pyetjeve se çfarë qëndrimi kanë për balancuesin nuk u është përgjigjur edhe zv/kryeministri Artan Grubi. Nga opozita shqiptare thonë se me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, vendi është ende shumë larg cakut si në numra absolut ashtu edhe në aspektin hierarkik.
“ASH vazhdimisht ka denoncuar abuzimet me kalkulatorin Balancer sa i përket planifikimit të punësimeve të reja dhe manipulimet me kuotat për komunitetet. Vlerësojmë se duhet të behet analizë e detajuar e këtij sistemi për çdo institucion shtetëror me qëllim të shmangies së abuzimeve. Duhet të kryhet audit i tërësishëm i sistemit dhe të formohet një mekanizëm kontrolli i cili do të bëjë verifikimin e informatave para se të procedohen ato nga kalkulatori Balancer”, thonë nga ASH-ja.
Nga OBRM-PDUKM, thonë se duke pasur parasysh gjendjen aktuale, vendit i nevojiten punësime cilësore dhe profesionale, e jo punësime partiake.
“Balancuesi në një kohë tjetër e ka kryer punën e tij, por në këtë kohë kur na duhet cilësi, duhet të luftojmë për cilësi. Nuk duhet t’i bazojmë punët vetëm përmes balancuesit por duhet vetëm në cilësi. Ky balancues, ja po flas nga një parti politike, ato punësime sipas parimit nga partia politike, pavarësisht a ka qenë i aftë ose jo të jetë në listë na dërguan në këtë situatë pas 30 viteve. Ne duhet njëherë për gjithmonë të them i se cilësia duhet të jetë mbi të gjitha, e jo kuantiteti”, u shpreh Gordana Dimitrieska Koçoska.
Sistemi i Balancuesit ka për qëllim që në institucione gjatë punësimeve të bëhet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i bashkësive etnike në vendin tonë. Por në periudhën e fundit, vetëm televizioni Alsat, ka publikuar një sërë rastesh, kur qytetarë të etniteteve të ndryshme, janë vetë deklaruar se i përkasin një etniteti tjetër, vetëm për të zënë vendin e punës në konkurset e institucioneve shtetërore si në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë dhe shumë vende të tjera.
Rastin më të fundit për manipulim të balancuesit për punësim e deklaroi Komisioni për Anti-Korrupsion, pasi në konkurs të këtij institucioni një qytetar ishte deklaruar se i përket një përkatësie tjetër etnike, për ta fituar vendin e punës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania