LAJMI I FUNDIT:

Helmohet me gjasë një ish-spiun rus në Britani të Madhe

Helmohet me gjasë një ish-spiun rus në Britani të Madhe

Në Salisbury, në Britaninë e Madhe po trajtohen në spital dy vetë me dyshime për helmim. Njëri prej tyre ka qenë spiun rus. Historia të kujton rastin e njohur të eliminimit të Aleksander Litvinenkos.

Sipas të dhënave të policisë në jugperëndim të Londrës, në Salisbury po trajtohen në stacionin intensiv të klinikes lokale me dyshimin për helmim një burrë në moshën 60-70 vjeçare  dhe një grua mes moshës 30 e 40 vjeç. Të dy u shtruan në spital me shenja helmimi të një substance të panjohur.

Sipas BBC dhe mediave të tjera, përcjell DW, me gjasë bëhet fjalë për Sergej Skripal, një ish-kolonel i shërbimit sekret ushtarak rus. Ai ka punuar me porosi të britanikëve dhe në vitin 2006 është dënuar në Rusi për shkak të spiunazhit për Britaninë e Madhe me 13 vjet burgim. Ndërsa gazeta britanike ‘The Guardian’ raporton se Skripal duhet të jetë helmuar me helmin e fortë Opiat Fentanyl.


Ky rast sjell në vëmendje vdekjen e ish-agjentit të shërbimit sekret rus dhe kritikut të Kremlinit, Aleksander Litvinenko që ndërroi jetë i helmuar me polonium në një spital të Londrës. Në raportin hetimor britanik nënvizohet, se vrasja është dhënë me porosi të shërbimit sekret rus (FSB) dhe miratuar nga presidenti, Putin, një akuzë që rëndon deri më sot marrëdhëniet britaniko-ruse. Në lidhje me helmimin e mundshëm në Salisbury policia bëri fjalë për një “incident të rëndë” dhe një sërë institucionesh janë aktivizuar për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Tensione në Bosnje, BE dërgon trupa shtesë për të ruajtur paqen

Bosnja
Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t'i 'mashtrojë' me armëpushim

Evropa
Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Rutte pritet të takohet me Trumpin me dyshime ende të varura mbi angazhimin e SHBA

Evropa
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Kalo në kategori