LAJMI I FUNDIT:

Helmeta për qethje [Video]

Helmeta për qethje [Video]

Në YouTube në kategorinë “Teknologjia” para dy ditësh u postua një video në të cilën një i ri me emrin Boris thotë se ka patentuar “helmetën për qethje”.

Deri më tash këtë video e kanë shikuar më shumë se 235.000 njerëz, ndërsa nëpër forume të ndryshme të teknologjisë po diskutohet nëse kjo është patentë e vërtetë ose vetëm një mashtrim, pasi koka e “shpikësit” nuk duket gjatë tërë kohës në kuadër.

Brenda “helmetës për qethje” janë lidhur katër brisqe rrëshqitëse, ndërsa në të është instaluar edhe një lëshues i shkumës për rroje. LED indikatorët tregojnë se sa kohë është lëshuar makina e qethjes, ndërsa për ta qethur kokën tullac nevojiten vetëm 20 sekonda. /Telegrafi/