LAJMI I FUNDIT:

Hekurudha përmes dhomës së hotelit

Hekurudha përmes dhomës së hotelit

Disa hotele tërheqin mysafirët me luksin, disa me pamjen e mrekullueshme nga dhoma, ndërsa një hotel në Japoni ofron atraksion të veçantë në dhomën e vet më të popullarizuar – hekurudhën.

Hoteli Washington në lagjen Akihbar të Tokios, e njohur për dyqanet me aparate elektronike, ka krijuar hekurudhën në dhomën e katit të 13. Hekurudha e dhomës kalon përmes lagjes së Tokios, ndërsa është punuar edhe maketi e rrokaqiellit Tokyo Tower si dhe rikrijimit të popullarizuar të qendrës Hakonea. Mysafirët mund të voziten nëpër trenat e tyre në dhomë ose mund t’i marrin me qira nga hoteli për 1000 jen (12 dollarë amerikanë).

“Dhoma me hekurudhë është shumë e popullarizuar tek adhuruesit e trenave, të cilët fillojnë të luajnë me të hyrë në dhomë dhe vazhdojnë ashtu derisa largohen, si dhe është e famshme për familjet me fëmijë të vegjël”, tha zëdhënësi i hotelit Yoichi Watanabi. /Telegrafi/