LAJMI I FUNDIT:

Hej punëson të rinjtë në komunitet

Hej punëson të rinjtë në komunitet

Të rinjtë e Hej do të vendosin se cilët do të jenë anëtarët që do ta fitojnë një vend pune në komunitetin Hej i cili u shërben më shumë se 150 mijë të rinjve kosovarë.

Hej, komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, që për disa vite rresht ofron argëtim dhe komunikim të plotë për përdoruesit e saj, ka njoftuar sot se ka shpallur një konkurs që i jep mundësi të reja punësimi përdoruesve të saj, dhe ua mundëson atyre një fillim të mbarë të karrierës së tyre.

Hej do të punësojë 5 fituesit e konkursit, si agjentë të kujdesit ndaj konsumatorëve me orar të plotë, në mënyrë që anëtarët e komunitetit të mund të marrin një përvojë unike, mbështetje konsumatore dhe shërbim nga njerëzit që ata vetë do t’i zgjedhin për punë.


“Përveç ofrimit argëtimit dhe mundësive më të mira për komunikim për anëtarët tanë të komunitetit Hej, ne gjithashtu synojmë ta zgjerojmë kontributin tonë duke i mbështetur të rinjtë e talentuar kosovarë për ta kapërcyer sfidën e vështirë të gjetjes së një pune. Për më shumë, ne duam që anëtarët e komunitetit Hej të vendosin se kush e fiton punën, në mënyrë që ndikimi dhe përvoja e tyre konsumatore të jetë edhe më e mirë”, tha Flutra Shehu, menaxhere për produkte dhe shërbime.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues për punësim në Hej do të bëhet përmes procesit tërësisht transparent, të hapur dhe publik, përmes votimit me SMS të kandidatëve të preferuar dhe do të shfaqet në televizion. Pas marrjes së rezultateve finale, 5 fituesit e garës do të punësohen në Hej.

Pakrahasueshëm, Hej është komuniteti më i madh i të rinjve në Kosovë, dhe njëra ndër platformat e vetme e cila mbështet të rinjtë dhe punësimin e tyre.

Më shumë informata rreth pjesëmarrjes në garë dhe punësimit, gjenden në këtë link: http://www.ipko.biz/hejkonkursi /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori