LAJMI I FUNDIT:

Haziri: LDK nuk e voton, e as përkrah një qeveri të pakicës – përpjekjet për marrëveshje do të jenë intensive

Haziri: LDK nuk e voton, e as përkrah një qeveri të pakicës – përpjekjet për marrëveshje do të jenë intensive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku ka thënë se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbetur për tu zgjidhur vetëm çështja e ndarjes së përgjegjësive, pra udhëheqja e Qeverisë nga LVV-ja dhe udhëheqja në Kuvend nga LDK-ja.

Takimet e partisë, sipas Hazirit shkojnë në funksion të mundësive për arritjen e marrëveshjes me LVV-në.

Para medieve ai tha se do të angazhohen që bashkë me LVV-në, t’i japin vendit një ekzekutiv.


“Këto konsultime shkojnë në funksion të të gjitha mundësive  që me partnerin e definuar tashmë, Lëvizjen Vetëvendosje, të angazhohemi bashkërisht nën realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta për t’i dhënë vendit ekzekutiv”, u shpreh Haziri.

Haziri tha se tashmë janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me LVV-në përveç asaj që duhet të pajtohen tashmë, që Qeverinë ta udhëheq LVV-ja, ndërsa LDK-ja të fokusohet në Kuvend, pasi sipas Hazirit kjo është e vetmja çështje që ka mbetur e pa definuar deri më tani.

“Ne kemi arrit me i përmbyllë të gjitha çështjet që na kanë dallu në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sot, nesër e pasnesër, t’i realizojmë angazhimet tona në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që Qeverinë e udhëheq LVV-ja dhe mandatari apo kryeministri në ardhje Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së, i fokusuar të paktën në këtë fazë të jetë në Kuvendin e Kosovës, ky zaten është dallimi i vetëm që ka mbet me u definu.

Haziri tha se LDK-ja nuk do ta votonte një qeveri të pakicës, dhe se një qeveri e pakicës nuk ka traditë të funksionimit në Kosovë.

“Qeveria e pakicës, nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të qeverise së pakicës, sepse e kam pa që po keqinterpretohet. Partia e dytë dhe e tretë që nuk e kanë legjitimetin e formimit të Qeverisë, në një vend si ne, nuk tregon kurrfarë rezultati.  LDK-ja është ë vetëdijshme që qeveritë e pakicës nuk ki jaopin zgjidhje problemeve të mëdha të Kosovës. Pra, as nuk e mbështesim, rrjedhimisht as nuk e votojmë, sepse nuk e shohim si zgjidhje”, tha Haziri. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori