Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar me shumicë votash kandidaturën e Avdullah Hotit për Kryeministër të Kosovës.
Nënkryetari i LDK-së dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tregon se ka pasur vetëm dy vota kundër dhe një numër të vogël abstenim ndërsa pro kanë votuar mbi 115 anëtarë.
Lidhur me emrin e përzgjedhur për kryeministër, Haziri tha se është një zgjedhje e natyrshme pasi Hoti ka qenë zv.kryeministër i parë i nominuar nga LDK në qeverinë “Kurti”. Edhe pse emri i vetë Hazirit u lakua, ai thotë se nuk ka pranuar që të jetë kandidat në qeveri dhe në koalicionin e kaluar.
Ndërsa për mundësinë e kandidimit të Vjosa Osmani, e cila në zgjedhje ishte figura kryesore e partisë, Haziri u shpreh se, është qeveria që ka humbur votëbesimin dhe jo kryetarja e Kuvendit duke theksuar se, Osmani do të vijoi detyrën që mban. Lidhur me mundësinë e votimit të qeverisë së re gjatë kësaj fundjave, kreu i Komunës së Gjilanit e cilësoi këtë gjë thuajse të pamundur për shkak se ende vijojnë negociatat.
“Përpjekjet për një qeveri të shumicës së re nuk janë të lehtë, nuk po shoh mundësi që shumë shpejt të arrijmë një shumicë të re dhe të votohet. Ka bisedime me grupe të vogla deputetësh. LDK ka vendosur disa prioritet programore, për profilin e ministrave dhe programin qeverisë. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të kenë nënshkrimin e 61 deputetëve”, u shpreh ai në euronewsalbiania.
Lidhur me debatet se qeveria e re mund të jetë në shkelje me Kushtetutën, Haziri u shpreh se nëse Presidenti apo Vetëvendosja e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, atëherë LDK do të presë deri në dhënien e vendimit.
“Sipas bindjeve të mia nuk ka shkelje të Kushtetutës. Nuk ka rast në gjykatë pa ndodhur, pa pasur arsye. Nëse Vetëvendosja apo Presidenti i Republikës e dërgon lendën në Gjykatën Kushtetuese, ne presim”, deklaroi Haziri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime