Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e Osmanit dhe Kurtit në Amerikë.
Haziri ka thënë se vizitën e krerëve të lartë e ka mundësuar MCC-ja, derisa sipas tij Amerika i ka lidhjet e forta me popullin e Kosovës e jo me politikanët.
“Nëse i bëjmë bashkë, në vizitën e gjashtë kanë mbërri me taku Sekretarin e shtetit. Tri herë ka qenë Presidentja dhe dy herë kryeministri në Uashington për ftesa të caktuara, për të me thanë MCC-ja është burimi i ftesave të vizitave që kanë realizu dhe ka ndodh. Është një e vërtetë e madhe që Amerika dhe kjo administratë me popullin e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta dhe të pakushtëzuara, ndërsa me politikanë nuk e ka këtë raport. Nuk e dënon popullin e Kosovës për shkak të politikanëve dhe politikave”, ka deklaruar Haziri në një konferencë për media.
Nënkryetari i LDK-së tha se vizita në SHBA nuk dh më shumë se ajo që shkruhej në letrën e janarit që Blinken i kishte dërguar Kosovës e që lidhej me dialogun.
“Mirë është bërë që është realizuar kjo vizitë, por ajo nuk e ka tejkaluar letrën e janarit që e kishte dërguar Blinken. Blinken e ka ripërsëritur kërkesën e Bidenit që Kosova duhet të tregojë kreativitet për arritjen e një marrëveshjeje me njohje të ndërsjellë. Dikujt i është dashur një vit e gjysmë të kuptojë se nuk mund të kalojë letrën e Bidenit. Nuk mund të bësh ekskursion politikë për të hapur një derë në Uashington. Mund të shkosh për partinë tënde, në dasma te kushërinjtë apo te shokët, por te vendimmarrësit duhet të kesh arsye të madhe për të hyrë”.
Haziri ka thënë se LDK ka realizuar takime në nivel presidentësh derisa ka qenë në qeverisje.
“Kur ka qenë LDK-ja në qeveri ne kemi pasur takime me nivelin e presidentit. Kur ka ardhur PDK-ja në pushtet nivelin e takimeve e kanë pasur me zëvendëspresidentin e SHBA-së, derisa LVV e ka ulur nivelin e përfaqësimit në nivelin e Sekretarit të shtetit. Pra Fatmir Sejdiu ishte takuar me Presidentin e SHBA, PDK-ja me Zëvendës presidentin e SHBA, LVV-ja me Sekretarin e Shtetit. Sigurisht edhe sekretari është nivel shumë i lartë dhe përfaqëson presidentin, por hierarkia është e tillë”, deklaroi ndër të tjera Lutfi Haziri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit