Lutfi Haziri i cili aktualisht është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë në Zona B të Klan Kosovës se po kërkon një marrëveshje politike me Isa Mustafën, për të arritur një verdikt të fundit në lidhje me drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas tij, shkaktari i dështimit të LDK-së si subjekt partiak, është koha kur Fatmir Sejdiu kishte konkurruar kundër Nexhat Dacit si i pari i kësaj partie.
”LDK aktualisht ka struktura, unë jam lojal i strukturave të saj si njeri i LDK-së. Së paku i angazhuar politikisht për 27 vjet. Herën e kaluar, në kohën kur ka pas më shumë konkurrentë, si kreu i LDK-së kam thënë se i besoj një diçkaje që LDK-së i duhet në periudhën post-rugoviste me ndodhë”, tha Haziri.
”Kjo është faza më e rëndë që ky subjekt po kalon. Është që marrëveshja e madhe politike në mes udhëheqësve të LDK-së dhe atyre që aspirojnë LDK-në duhet me ndodhë. Marrëveshja e madhe politike është ajo që e nxjerr LDK-në nga kjo situatë në një gjeneratë të re tjetër që e integron këtë subjekt plotësisht në drejtimin euroatlantik. Unë nuk besoj që ka tjetër rrugë politike”, tha ai.
”Ne kemi vendosur standardin e votës së fshehtë, në kohën kur Fatmir Sejdiu ka konkuru kundër Nexhat Dacit kemi dështuar, sepse është nda LDK-ja. Ky është shkaktari kryesor që kemi humbur primatin e partisë së parë. Kërkoj marrëveshje politike për të bërë ndryshim të LDK-së”, ka përfunduar Haziri, njofton Klan Kosova.
Por burime të Klan Kosova, bëjnë të ditur se kjo marrëveshje politike për ta drejtuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në mes Isa Mustafës dhe pjesëtarëve të tjerë të LDK-së, tashmë është arritur, ndonëse ende nuk janë publikuar detaje të tjera. /Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës